Picë në formë supe

632
Përbërësit:
▪ Proshutë
▪ Karota
▪ Qepë
▪ Hudhër
▪ Salcë domatesh
▪ Krem qumështi
▪ Domate
▪ Lëng nga pula e pjekur, apo supë pule
▪ Gjethe dafine
▪ Miell
▪ Djath mocarella
Përgatitja:
Skuqeni proshutën me karota, qepë dhe hudhër, për pesë deri në dhjetë minuta. Pastaj, shtoni sosin e domateve dhe miellin për trashje.
Kur të trashet masa, vëni në një enë më të madhe, shtoni lëngun nga pula e pjekur dhe vëni gjethet e dafinës.
Pasi të zihet për 25 minuta, shtoni kremin e qumështit.
Këtë masë, vëni në pjatë të ndara dhe vendosini sipër djathin mocarrella, si dhe disa copa proshute.
Piqeni në mikrovalë, derisa të shkrihet djathi dhe të merr ngjyrën e arit.
Hajeni këtë picë në formë supe, me bukë të nxehtë apo të thekur. 
Sigal