Petulla Hawaii në furrë

625
Të mbushura me ananas, proshutë e mozzarella, këto petulla furre do t’u sjellin shijen e vërtetë ekzotike të Hawaiit në shtëpitë tuaja. 
Udhëzimet
Hapi 1 
Rrathët e qepës kalojini në vaj të nxehtë dhe kriposini, biberosini sipas dëshirës. Lëreni mënjanë.
Hapi 2 
Miellin, vezët dhe qumështin miksojeni derisa të fitoni një brumë të butë. Lëreni të pushojë për 10 min.
Hapi 3 
Furrën ngroheni në 175 gradë.
Hapi 4
Mozzarellën dhe proshutën ndajeni në rriska.
Hapi 5
Në brumin e krepave shtoni edhe ujin mineral dhe përziejeni mirë.
Hapi 6 
Tavën mbulojeni me letër kuzhine dhe brumin shpërndajeni mirë. Brumin piqeni për 8 minuta në furrën e ngrohur, më pas nxirreni nga furra hidhni të gjithë përbërësit dhe sipër hidhni salcën tajlandeze.
Hapi 7
Piqeni edhe 12 minuta të tjera.
Hapi 8 
Priteni me thikë dhe shërbejeni.
Sigal