Petrit Lulo: I kam për zemër këngët patriotike

1815
Sigal

INTERVISTA/ Flet këngëtari i mirënjohur Petrit Lulo: Ndihem keq kur më gënjejnë sy më sy

I gjendur kudo ku ka aktivitete, Petrit Lulo mbetet këngëtari më i palodhur. Dhe pse lëviz kudo, dashuria për vendlindjen Gjirokastrën nuk i shteron kurrë, kur shkon aty duket sikur frymëzimi i shtohet.

 Ke qenë në Gjirokastër këta muaj?

Kurrë mos pyet për muaj, por vetëm për javë. Pra njëherë në dy javë për të mos thënë njëherë në javë unë jam në Gjirokastër. Ftesat nga vendlindja janë të përhershme.

 Jeni dobësuar?

Jam ashtu si kam qenë, nuk para ndryshoj, konstant, pasi çdo gjë e bëj me plan.

 Cila është lëvizja e fundit?

Në Vlorë me ca miq në një aktivitet?

Të pëlqen Vlora?

Po kush është ai që s’e do detin, afër detit afër mbretit.

Ku i bën pushimet zakonisht Petriti?

Unë pushimet i bëj duke punuar (aha). Kur jam me punë në Vlorë bëj aty plazh, pastaj kur jam në Sarandë provoj dhe detin Jon e kështu me radhë.

 

A morët pjesë në votime?

Po….Votën e kam të shenjtë, s’ri kurrë pa votuar. Ajo është normë për mua.

Si do ta cilësonit bashkëpunimin  me këngëtaren virtuoze kosovare Farie Zogaj?

Perfekt. Ashtu si nuk e imagjinoja. Një bashkëpunim që dhe sot më duket i veçantë. E them me plot gojën është një këngë që edhe sot dëgjohet sikur të ketë dalë për herë të parë. Është një duet, me tekst për kombin, që Farie Zogaj i dha shpirtin.

-Keni kënduar ndonjëherë me këtë këngëtare?

Jo është hera e parë dhe jam impresionuar nga zëri i saj. Besoj se do të jemi një duet simpatik për veçantinë që ka teksti.

-Kush janë autorët e këngës?

-Tekstin e ka bërë poeti i mirënjohur Arben Duka ndërsa kompozitor dhe orkestrimin e ka bërë miku im Alban Hoxhaj. Orkestrimi është i nivelit të lartë.

-Mund të na thoni një pjesë të tekstit?

Posi jo…

Në të katër anët, kuq e zi mbuluar

Shqipëri moj xhane, kush të ka bekuar

Gjaku rrjedh ndër breza dhe nuk shuhet kurrë

E kuqja e zeza ndrisin në flamur

 Sot e gjithë Kosova, me mua këndon

 Se gjysma e shqiponjës është në anën tonë

 Të një gjaku jemi, nuk u tretëm kurrë

 Se shum’ shpejt do jemi, një komb, një flamur

Kur u ngrit flamuri, ktheu historia,

Foli me zë burri e gjithë Shqipëria

Isa Boletini pran Ismail Qemalit,

Si syri pranë syrit, si mali pranë malit

-Përse po punon tani Petriti?

Unë gjithmonë punoj, asnjë herë nuk rri në vend. Për çdo vit nxjerrë këngë të reja, për çdo vit kam dhjetëra koncerte.

-Kush janë vendet që jeni më i kërkuar?

-Greqia dhe Kosova. Këto dy vende janë për mua si Shqipëria. Edhe afër janë.

-Çfarë këngësh pëlqejnë më shumë emigrantët?

-Këngët me karakter patriotik. Këngët e kurbetit. Është çudi se sa herë këndoj këngë të tilla të gjithë çohen në këmbë dhe këndojnë bashkë me mua.

-Cila është motua nga e cila udhëhiqet në jetë Petriti?

-Të ruaj zërin dhe të mos them kurrë jo në punë. Nuk dua t’i kem borxh vetes.

Kur ndihesh keq?

Kur më gënjejnë sy më sy dhe kur duan të më bëjnë dinakun  në pazar. Jam pak strikt.

-Marrëdhëniet me pijen?

Po deshe besoje, po deshe jo. Pije s’para vë fare në gojë. E di që më dëmton zërin. Kush thotë që pi Petriti gënjen.

-Çfarë bisedon me shokët në tavolinë?

Epo çfarë bisedoj, puna, kënga, shtëpia, paratë, lëvizjet..

-Po politikë?

Çfarë theeee…Mos ma zërë me gojë. S’ja them për politikë. Ka këngë, po, s’ka këngë hesht. Si mbaj mend fare sa Kryeministra ka pas Shqipëria pas 1990. më duket sikur kanë qenë 100.

-Merret me thashetheme Petriti?

Jo. Jo. Po ndonjëherë na shket goja njerëz jemi. Por kurrë për keq.

-Je penduar që je bërë këngëtar?

E përse të pendohem. Ndihem aq mirë, muzikë, shoqëri, ka pak sforcim por mirë.

-Nuk është bërë ndonjëherë xheloze gruaja nga fansat?

Eh, s’e besoj. Se jam korrekt. Pastaj kush mburr gruan s’është burrë, por meqë ra fjala dua të them, se, po të mos kisha gruan, s’do isha këtu ku jam.

-Ç’mendim ke për femrat shqiptare?

Ja të themi të drejtën. Në përgjithësi janë si ajkë qumështi, nikoqire, shtëpiake… Pse ka ca kokrra që dalin nga sita, nuk duhet të përgjithësohen.

-Je supersticioz?

Aha, besoj tek zëri im.