Petri Bozo: Me Gresa Kadare (goca e Ismailit) kam pasur një lloj flirti, kështu në distancë

1122
Sigal

Petri Bozo rrëfehet në emisionin OKTAPOD të Turjan Hyskës, në Vizion Plus

Ndoshta është rrëfimi më i sinqertë që ka bërë ndonjëherë Petri Bozo. Në këtë intervistë OKTAPOD, ai është zbërthye du ke mos mabjtur asnjë të fshehtë. Të gjithë e cilësuan rrëfim të sinqertë, por të fshehtat Petri i din vetë, ndoshta ka mbajtur dhe ndonjë rezervë.

 Turjan Hyska: Ca ëndrrash kishe ti kur ishe i vogël?

Petri Bozo: Në atë periudhë ishte e vështirë të mendoje që të bëhesha ky që jam bërë sot, absolutisht jo! E vetmja ëndërr e imja ishte që doja mjete lëvizëse, dhe mjetet lëvizëse ishin të privuara në atë kohë. Nuk ishte si një fëmijë i joni tani që me një të kërcituri të gishtit thotë: Babi, dua makinë… dhe babin e zë një moment debulese zemre, e thotë “po ta blej”. Atëherë nuk kishte mundësi. Maksimumi që një fëmijë gjysmë i llastuar sic isha unë dhe që kishin një mundësi financiare prindërit, ishte të kisha një bicikletë, e të bridhja me bicikletë nëpër Tiranë. Pastaj, gradualisht nga ’83-’84 doli ligji që mund të përdorje dhe një motorr. Dhe unë e pata fatin që të kisha një nga 4-5 motorrat e parë nëpër Tiranë, sepse ime më pati një specializim në Paris për rreth 6 muaj, dhe ajo në vend që të vizitonte veprat e artit, kursente që të blinte një motorr, sepse si burri dhe djali e donin motorrin. Motorri ishte një mollë sherri permanente midis meje dhe tim eti. Duke qenë se isha shumë i hedhur, i lëvizshëm dhe e kisha qejf shpejtësinë, ai më kërkonte të mos hypja, unë doja të hypja. Ai merte celësat, unë bëja kopje tjetër… Ai arriti deri aty sa hoqi atë levën që ndez motorrin, ndërkohë që unë arrita që nëpërmjet një mekaniku të gjeja një levë tjetër, t’ja vija motorrit e ta ndizja prapë.

 Turjan Hyska: Kur ke rënë në dashuri për herë të parë?

Petri Bozo: Unë kam rënë shpejt. Që në moshën 15 vjec, 16 vjec.

 Turjan Hyska: Më trego pak si ka qenë? Atë më konkreten, më të fortën, që të bën të çmendesh.

Petri Bozo: E vetmja dashuri që jam çmendur është Alda! 

Te shkolla Fan Noli mbaj mend që kemi qenë një grup mjaft i mirë. Ka qenë Gresa Kadare (goca e Ismailit) me të cilën kam pasur një lloj flirti, kështu në distancë. E kasha qejf si tip se ishte kështu skolastike, me syze, me flokët si presh… me turi të gjatë. Kam shumë kohë pa e parë. Në “Politeknikum” ne ishim një kurs që kishim më tepër mmeshkuj sesa femra, dhe femrat përgjithësisht ishin jo në nivelin që unë mendoja. Ka qenë një kacurrelse simpatike nga Durrësi që vështirë t’ja kujtoj emrin tani. Ka qenë një Merita, Merita, një bufalaqe nga Shkolla e Bashkuar… Te shtëpia e saj shkoja herë pas here, ku lexonim, mësonim.

 Turjan Hyska: Kur e ke humbur virgjërinë?

Petri Bozo: Në periudhën e shkollës së mesme kam përshtypjen, se mbaj mend me saktësi.

 Turjan Hyska: Dua të di si ka qenë njohja me Aldën? Kur u nohe me të?

Petri Bozo: Aldën fillova me e gjujt… se atëhere kështu gjuhej, te Bulevardi, se s’kishte mundësi tjetër. Aldën fillova me e gjujt se ajo merrte leksione nga Gim Qirjaqi… edhe ajo në Akademi, mbasi kishte humbur 1 vit ose nuk i ishte realizuar brusa e shkollës për Gjuhë-Letërsi. Ka pasur shumë dëshirë për të shkruar, si sot e kësaj dite. Binte në sy se ishte një gocë kështu, me 2 bishtaleca, ecte vetëm drejt dhe kishte shumë prepotencë në rrugë, nuk shihte as majtas, as djathtas! Një fytyrë e qeshur kryesisht, pastaj kur bëhej inatçore mos i dilje përpara sepse mund të të hante të gjallë!

 T. Hyska: Çfarë të tërhoqi ty?

P. Bozo: Ky lloj tipi më tërhoqi. Më pëlqeu, plus që ishte shumë seksi, absolutisht seksi… me një gjoks të bukur, kofshë të gjata, shaël të gjata. Binte në sy, vishej bukur dhe kështu fillova ta “gjuaj”. Madje, një ditë aq shumë isha verbuar nga ajo saqë ngjante shumë me Jola Manin, vajzën e Pirros.

Ka pasur një lloj ngjashmërie kështu, në distancë, se kur i sheh afër nuk ngjajnë shumë. Porn ë atë kohë pothuajse kishin një lloj tipi, e flokësh. Dhe njëherë i fola Jolës. Dhe desh më gjuajti Pirro Mani. Më tha: “Ore ti gomar, kujt i flet”. I thashë më fal, ngatërrova person.

 T. Hyska: Si ishte propozimi? Se kam përshtypjen ti nuk je i zakonshëm si gjithë të tjerët, ke zgjedhur një formë pak të cuditshme?

P. Bozo: I kam bërë një propozim grafik. Me grafik e kam zgjidhur. Po pinim kafe tek Pallati i Kulturës, në kat të tretë. Aty bënin zupa. Ka qenë një ditë me shi, shumë ftohtë. Xhamat ishin mbushur me avull. Aty bëra një propozim me iniciale, me shigjetë e me zemër, sepse Alda kujtonte në atë kohë se unë “gjuaja” shoqen e vet, një Altina Ruli. Ngaqë ishte shumë e padjallëzuar.

 T. Hyska: Çfarë mendonte Alda për ty?

P. Bozo: Nuk e di, por një rrugaç i poshtër kam qenë, edhe për të. Se me motor, i hallakatur… simpatik kështu. Po kam qenë i vecantë, kacurrels.

 T. Hyska: Kur u puthët? Kur u zyrtarizua lidhja?

P. Bozo: Direkt atë natë. Pastaj ka qenë një dashuri shumë e vrullshme. Aq e vrullshme ishte saqë Alda mbeti shtatzënë pa mabruar akademinë dhe unë që i thashë babait: “Do martohem për 1 muaj” aq sa i ra tavani në kokë të shkretit!     

 T. Hyska: Sa vjeç ishe ti?

P. Bozo: Unë isha 25 vjec, Alda 22.       

 T. Hyska: A u mërzit Alda që ngeli shtatzënë aq e vogel?

P. Bozo: Po u mërzit pak se ishte akoma studente. U penalizua gati për të humbur 1 vit. Ajo ka bërë një supersakrificë për të mos e humbur shkollën.

 T. Hyska: Çfarë dashuron më shumë te Alda?

P. Bozo: Ne i kemi thënë gjithmonë “palluqe”. I shkon aq shumë përshtat ai “palluqëlliku” kështu, në njëfarë forme. I mer gjerat shumë seriozisht gjithmonë. Unë bëj shumë herë më tepër shaka, dhe ndonjëherë mendoj të bëj edhe ndonjë lloj intrige, kurse Alda është shumë e drejtpërdrejtë dhe kjo më pëlqen shumë!

 T. Hyska: Me gjithë ato Miss-e të huaja e shqiptare, si ka mundësi që nuk të rrëshkiti këmba e të dashuroheshe me njërën prej tyre, asnjëherë?

P. Bozo: Po të ishin të gjitha e të jetonin me një shtëpi me mua e me Aldën, do ta kuptonin që ishin shumë pa vlerë përpara Aldës, kështu që…

 T. Hyska: Çfarë është Ardit Gjebrea për ty?

P. Bozo: Arditi është kompozitor i jashtëzakonshëm, dhe kantautor nga më të mirët që kemi ne, por unë e veçoj si kompozitor.

  T. Hyska: Thuhet se ti me Arditin nuk keni marrëdhënie fare, që nga konflikti i “Miss Albania”-s. Kur u ndatë me Ardit Gjebrean?

P. Bozo: Kemi patur një marrëdhënie mjaft të mirë shoqërore e familjare. Ndarja erdhi jo si pasojë e imja, erdhi si pasojë e Gjebresë, sepse i propozova në fund që të organizonim formatin e Miss-it, që ta bënim të dy si producentë. Por ai nuk e pranoi këtë dhe zgjodhi krahun tjetër, ndërkohë që “Miss Shqipëria” është i vetmi event mbarëkombëtar shqiptar, i konsoliduar femëror. Në momentin që filloi konkurrenca, rinisi historia… Arditi me Vera Grabockën bënë “Miss e Mister Albania”, devijuan nga raporti, i të qenurit vetëm një kompeticion femëror.

 T. Hyska: Je përballur ndonjëherë publikisht?

P. Bozo: Jemi përballu me gjyqe ne. Mbaj mend, që duke rregulluar dosjet gjeta një dokument që isha thirrur bashkë me Ramën dhe Aleksandër Frangajn. Ne të treve na padiste Arditi. Pra, shoqata “Jon Music” padiste, hidhte në gjyq Ministrinë e Kulturës, përfaqësuar nga Rama ministër, “Media 6 Klan”, përfaqësuar nga Frangaj dhe “Deliart” përfaqësuar nga Bozo. E fituam ne gjyqin, pastaj në apel mbeti ‘remi’… dhe ashtu ka mbetur.

 T. Hyska: Po me Vera Grabockën?

P. Bozo: Me ‘mamin’ jo, me ‘mamin’… Me ‘tezen’ s’kam pasur raporte. Një herë kam punuar me të, në ’91 kur ishte “Miss Albania”, ku ajo bënte regjinë në një autobus, unë te tjetri.

 T. Hyska: Përse i thua ‘mami’ dhe ‘teze’?

P. Bozo: Po ‘teze’, ‘teze’, se është me moshë, edhe e thyer në moshë! 

 T. Hyska: Ka patur ndonjë rast ku të kanë “lënduar” bashkëpunëtorët?

P. Bozo: Mbaj mend një gjë që s’me kishte ndodhur ndonjëherë; Më ikën prezantuesja e emisionit 24 orë para “Netëve të klipit”, në festivaline parë. Sic thonë shpesh njerëzit: “Hë se bjonde është, s’ka tru”… Edhe prezantuesja ashtu ishte, Eva Idrizllari! U bë xheloze që do të vinte të prezantonte një mashkull, e tha se donte të ishte figura qendrore skenike! I thashë: Unë jam producenti, unë jam regjisori, unë të jap paratë, dhe kështu do të bësh atë që të them unë!” Më tha s’vij, e nuk erdhi! Në këtë rast e zëvendësuam me Hygerta Sakon, e cila e bëri prezantimin në mënyrën perfekte!