Petraq Stefani, vazhdues i traditës së plejadës së ndritur të piktorëve vlonjatë

683
Ergys Alushi

Piktori vlonjat, Petraq Stefani ka hapur në hollin e teatrit “Petro Marko” të Vlorës ekspozitën e tij me 30 piktura. Kjo është ekspozita e tij e nëntë që nga viti 1990, kur ka hapur të parën. Vitet e fundit piktori Stefani është paraqitur pothuajse çdo vit me ekspozita me punime në pikture, duke dëshmuar për një krijimtari në kulm e në rritje. Në ekspozitën e fundit, ai spikat me punimet e tij në akuarel të cilat janë vlerësuar për individualitetin e krijuar prej piktorit. Spikat edhe portreti i Artistit të Popullit Albert Vërria, i cili nuk rron më, por që piktori e ka sjellë gati “të gjallë” në pikturën e tij. Ekspozita është ndjekur me interes nga shumë qytetarë vlonjatë dhe jo vetëm. Petraq Stefani ka përfunduar Liceun Artistik në Tiranë në vitet 1974-1978 dhe prej vitesh punon si piktor pranë teatrit të Vlorës.
Sigal