Peru, qindra babagjyshë vrapojnë në prag të festave

539
Përpara xhiros së tij të përvitshme në mbrëmjen e krishtlindjvee, santa Claus apo më mirë dhjetëra vetë të veshur si babagjyshi i vitit të ri, garuan në qytetin Huancayo, në rajonin Junin të Perusë.
Zilet që binin dhe të qeshurat tipike të santa claus, të gjithë të veshur me kostumin tradicional në kuq dhe të bardhë, kanë vrapuar për 6 blloqe pallatesh, përqark qytetit.
Ai që mbërrin i pari në vijën e finishit ishte fituesi. Në garën që u organziua nga bashkia e Huancayo, morën pjesë qindra vetë. Ana Torres, fitoi garën e vrapimit për femra.
“Mendova, a do tja dal dot deri në fund. Më pas më duartrokitën. Më thanë ti smund tja dalësh, je shumë e dobët. Më në fund e gjeta kurajon dhe u nisa. Smund ta besoj që ja arrita” tha Torres.
Ndërsa gara për meshkujt u fitua nga samuel Rivera.
“I vebdosur për të fituar. E nisa me një vrapim të shpejtë dhe në fund e menaxhova mirë hapin” tha Rivera.
Një cmim u nda edhe për Santa Clausin me kostumin më të bukur. Kjo garë synon të nxisë shpirtin e festës dhe të përhapë lumturi e dashur në qytet.
Sigal