Personazh/ Modelja simpatike Sidorela Pllumbi: Suksesi i takon atij që guxon

794
Falë vullnetit tim, ja kam dalë mbanë në fushën e modelingut 

Hermes NIKAJ 

Ju prezantojmë me modelen Sidorela Pllumbi , 24-vjecarja sharmante e cila na servir ekskluzivisht disa foto profesionale nga fotografja e talentuar Fjoralba Maliqi. Bashkë më stilin, mësojmë prej saj edhe disa këshilla mode. 
1-Cili është momenti që mban mend në jetën tënde që ka lidhje me modën? 
Moda është një fenomen social ku gjithkush e gjen veten të përfshirë, pavarësisht moshës. Madje edhe në fëmijërinë e hershme, prindërit e mi kujdeseshin të përzgjidhnin për mua veshje që ishin në modë në atë kohë. Nëse do të flasim për momentin e parë në pasarelë, ka qënë në moshën 17-vjecare. 
2-Cilat kanë qënë kombinimet e para që mban mend nga mosha e fëmijërisë ? 
Kombinimet ishin të përditshme në fëmijërinë time, por njërin prej tyre e kisha për zemër. Në moshën 5-vjecare mbaj mend se vishja këpucë me taka të larta. Këtë kombinim e doja pafund. 
3-Cilët janë stilistët që të frymëzojnë më shumë? 
Në fushën e modës sigurisht lista e stilistëve është e gjatë, ku secili karakterizohet nga detajet dhe risitë përkatëse por unë do të vecoja stilisten Anila Konomi. 
4-Cfarë stili ke aktualisht?
Stili im i veshjes ka doza të larta sportive.
5-Ke ndryshuar stil me kalimin e viteve? 
Unë gjithnjë jam karakterizuar si një vajzë sportive. Megjithatë çdo gjë është me moshë.
6-Cila është muza jote e frymëzimit ? 
Gjithmonë më inspiron suksesi i të tjerëve si në fushën e artit po ashtu edhe të kulturës. Por, akoma dhe më shumë , njerëzit që një pjesë të suksesit të tyre e vendosin dhe e investojnë në shërbim të përmirësimit të jetës së njerëzve në nevojë apo edhe të mbrojtjes së kafshëve. Suksesi i takon atij që guxon
7-A vishen bukur shqiptarët ? 
Të vishesh bukur kërkon jo vetëm shije, por edhe mundësi financiare. Mund të them që ne shqiptarët përpiqemi të vishemi mirë, por pavarësisht energjive dhe lekëve të shpenzuara jo të gjithë ia dalim të dukemi këndshëm. 
8-Cilët vishen më mirë, femrat apo meshkujt?
Në dukje meshkujt e kanë më të thjeshtë, prandaj hera-herës duket se vishen më mirë, ndërsa femrat shpesh gabojnë, sidomos në përshtatjen e veshjes me kohën dhe ambientin.
9-Cili është paradoksi më i madh i modës në Shqipëri ? 
Modë në Shqipëri?! Ne nuk kemi ndonjë traditë në ndikimin e modës, por paradoks do të quaja keqpërdorimin e termit stilist-modë. 
10-Ndërkaq, si i kujtoni fillimet tuaja?
Sigurisht që nuk kanë qënë të lehta, por falë vullnetit tim ia kam dalë mbanë. Arrij gjithcka që dua.
11-A i përket dikujt zemra juaj? 
No comment, kalojmë tek pyetja tjetër. 
12-Cfarë konsideron pasuri deri tani ?
Familja ime është pasuri përrallore. S’jam e pasur, por kam çfare më duhet. 
13-Pi cigare, alkool? 
Kategorikisht që jo. 
14-Puna, fati apo rastësia ju ka sjellë këtu ku jeni ? 
Deri këtu më ka sjellë vetëm puna ime. Fatin e ndërton vetë njëriu. 
15-Kujt ia dedikoni suksesin? 
Mendoj që jam në hapat e para të suksesit. Kur të arrij aty ku dua, jam e sigurt që do ia dedikoj të gjithë njerëzve që më mbështetën .


Sigal