Personazh/ Flet stilistja Senida Divintari: Dashuria dhe këmbëngulja, çelësi i suksesit

605
Sigal

Ja, tendencat vjeshtë-dimër 2016 dhe ngjyrat që dominojnë
këtë sezon

-Eci me parimin, puno shumë por qëndro më këmbë në tokë

– Nuk më motivojnë libra e tipit ‘manual’

Arben Progonati

 Rrëfimi
i një stilisteje ose e një femre të suksesshme në jetë. Është fundjavë. Mund të
ndalet e të flasë me nge për të gjitha. Në këtë intervistë për gazetën
‘Telegraf’ Senida Divintari tregon për tendencat e këtij sezoni dhe ndalet sidomos
tek aksesorët e veshjes.

 

1-Çfarë të veçante ka ky
sezon vjeshtë-dimër?

 Ky sezon është i
veçantë njësoj si sezoni tjetër. U bënë disa vite që ka disa trende, jo më një
apo dy apo tre. Ka shumë trende në mënyrë që femrat të gjejnë veten. Jo të
gjithë jemi një natyrë, ndaj ka një mori formash, ngjyrash e prerjesh.

 

2-Cilat janë ngjyrat më
të preferuara të këtij sezoni vjeshtë-dimër?

 Ngjyrat janë neon,
ngjyra e tokës por edhe argjendi po dominon vitrinat. Një tjetër element që do
të hasim këtë sezon janë thekët.

3-Momentalisht është në
modë fustani i gjatë apo i shkurtër?

Edhe i gjati, edhe i shkurtri. Të dyja janë trendet e
këtij sezoni.

 4-Po këpucët, i sugjeroni të sheshta apo me
taka?

Do të jenë të larta dhe të sheshta fare njëkohësisht.
Gjithashtu edhe atletet do të preferohen shumë këtë sezon. Ato nuk vishen vetëm
në formën sportive, por edhe shik e klas.

 

5-Kalojmë pak te çantat,
si do të jene këtë stinë?

Çantat do të jenë ‘extra large’ pra shumë të mëdha. Me
ngjyra dhe kombinime t tyre, me larmi të pafund.

6-Çfarë ju motivon në
jetë? A ka një emër të suksesshëm në biznes që ju frymëzon?

Motivimi kryesor për të ecur përpara është arritja e
qëllimeve që i kam vënë vetes. Jo, nuk kam ndonjë idhull që më frymëzon, përveç
Zotit.

7-Fati apo puna ju ka
çuar deri këtu?  Kujt ia dedikoni
suksesin ?

Mendoj se këto të dyja plotësojnë njëra-tjetrën, por unë
mendoj se dashuria për punën dhe këmbëngulja janë çelësi i suksesit.

 8-Kujt i jeni mirënjohëse në jetë? A mendoni
se pamja e jashtme ka një rol kryesor tek një person ?

U jam mirënjohëse prindërve që më kanë rritur me vlerat
thelbësore njerëzore të etikës. Janë ata që më kanë edukuar për dashurinë për
punën dhe me vizionin për t’i arritur gjërat vetë në jetë si edhe me durimin dhe
bindjen që, asgjë nuk arrihet pa shumë mund dhe përpjekje.

9-A lexoni libra
komercialë si p.sh ’10 hapa për të qenë të suksesshëm’ ?

 Të them të drejtën
nuk më motivojnë libra të tipit ‘manual’ për të qenë të suksesshëm. Lider për
mendimin tim lind, nuk bëhesh. Lexoj libra që më mbushin pjesën e brendshme
timen dhe jo receta të gatshme të thëna nga dikush tjetër.

 

10-Cilat janë idealet e
tua?

Dashuria për familjen. Ai është mjrdisi më i mirë për një
shpirt të lumtur. Është dashuri e pakushtëzuar. Altruizmi, të bësh për njerëzit
e tjerë dhe të ndash gjithçka me ta.

 

11-Cila ka qenë
eksperienca më e bukur, që mund ta veçosh nga bota e stilimit?

 Realisht, janë të
shumta dhe secila ka pasur atë veçantinë dhe përjetimin e saj në mënyra të
ndryshme. Kur e dashur punën që bën, sigurisht qe pritshmëria e kënaqësisë
kundrejt asaj që bën është e madhe.

 

12-A ka Senida një
recetë suksesi jo vetëm si bizness-woman, por edhe si një femër e kompletuar ?

 Unë kam ecur
gjithnjë sipas parimit, puno shumë, por qëndro më këmbë në tokë dhe besoj, se
kjo është ajo që më ka bërë të kem sukses duke iu përkushtuar punës.

13-Si janë femrat
shqiptare në biznes?

Ka shumë femra shqiptare që i kanë hyrë biznesit dhe ia
kanë dalë mbanë. Unë mendoj, se femra shqiptare është punëtore nga natyra dhe
gjithnjë ka arritur të realizojë synimet e saj.

14-Deri kur shpreson të
bësh punën që bën tani ?

Derisa të kem frymë, është puna që dua të bëj dhe do ta
bëj derisa të kem jetë.

15-Dashuria për ty
është..?

Familja dhe puna ime.