Personazh/ Arlinda Tahiraj: Nuk preferoj dhe nuk mendoj të bëj plazh nudo

887
Sigal

– Përfaqësimi i bukurisë
shqiptare në Antalya dhe Serbi kanë qenë më kryesoret

-Mendoj që femrat janë më
xheloze se meshkujt

– Sfilata ime e parë ka
qenë në Miss Shkodra 2015

– E shikoj veten si një
ekonomiste e ardhshme

– Firma ime e preferuar
për Bikini është “Victoria Secreet”.

 

Albert Z. ZHOLI

 

Një vajzë që ka synime
të qarta në jetë edhe në fushën e modës. Sfilata e saj e parë ka qenë në Miss
Shkodra 2015 dhe më pas ftesat kanë qenë të panumërta. Krahas modelingut ajo
për asnjë çast nuk le pas dore dhe arsimin. Është ën pritje të bursës deh
dëshiron që të fitojë ëpr ekonomi. I pëlqen veshja klasike, ndërsa në verë ajo
sportive.

-Cilat janë aktivitet
tuaja të fundit në fushën e modelingut?

– Aktivitetet e mia te
fundit janë : Përfaqësimi i Shqipërisë në gara Ballkanike në Bujanoc të Serbisë
, ku u kurorëzova me çmimin Mis Queen 2016 dhe do përfaqësoj Shqipërin në gara botërore
në USA. Më pas mora pjesë në Prishtinë ku u mbajt Miss Kosova dhe mora çmimin
Shoqëruesja e parë e Misit .

 

 – Në sa sfilata keni marrë pjesë?

 – Pjesëmarrjet e mia kanë qenë në dhjetë
aktivitete të ndryshme .

 -Për kë keni pozuar apo imazhi kujt jeni
aktualisht?

 -Kam pozuar për të qenë imazhi i disa agjencive
të ndryshme dhe në panaire. Por, nuk kam pasur asnjëherë kontrate me asnjë
kompani, kështu që kam punuar me disa agjenci.

 

 – Tashmë është rritur numri i modeleve
shqiptare, ndihet konkurrenca?

 -Duke u bazuar tek modelet e shumta që janë në
treg normalisht që konkurrenca ndihet, por gjithmonë varet dhe tek përkushtimi
i punës dhe tek bashkëpunimi me producentët e duhur.

 – Përse tregu shqiptar i modelingut ende është
shumë i ngushtë?

-Sepse konkurrenca është
shumë e madhe dhe në një vend të vogël si Shqipëria nuk do ishte e mundur që të
gjithë të punësoheshin .

 

Si e kujtoni sfilatën e
parë dhe konkurrimin?

-Sfilata ime e parë ka
qenë në Miss Shkodra 2015, me producente Shpresa Drrasati. Ishte hera e parë ku
unë po sfiloja në një skenë të vërtetë. Ishin momente me plot emocione drithëruese.

 

-Cila është sfilata më e
rëndësishme?

-Te gjitha sfilatat kane
patur rëndësinë e tyre, por mendoj që pjesëmarrja ime e parë ku nisi karriera
ime dhe më pas përfaqësimi i bukurisë Shqiptare në Antalya dhe Serbi kanë qenë
më kryesoret.

 

– Si e shikoni të
ardhmen në modeling?

-Dëshiroj dhe shpresoj
që të jem imazhi i disa kompanive apo televizioneve të ndryshme e të njohura, e
të shikoj veten të arritur shumë lart .

 

 -Cila është veshja e preferuar, sportive apo
klasike ?

 -Jam një tip që më pëlqen të vishem me stilin
e duhur, duke u bazuar në vendin që ndodhem, por preferoj më shumë veshjen
klasike.

 

 -Cilat janë synimet tuaja në drejtim të
arsimit?

 -Unë tani sapo kam aplikuar për universitet
dhe pres të dalin përgjigjet , por e shikoj veten si një ekonomiste e ardhshme.

-A jeni e dashuruar dhe
cili është mendimi juaj për dashurinë?

-Po jam e dashuruar, por
nuk është e thënë që dashuria duhet të jetë veç për një mashkull. Unë dashuroj
dhe adhuroj familjen time.

 – Cfarë lexoni gjatë pushimeve?

-Me tepër më pëlqen të
lexoj romane nga autorë të ndryshëm.

 

 – Më mirë ndihesh mes meshkujve apo mes
femrave?

 -Ndihem mirë me të dyja gjinitë dhe mund të përshtatem
mjaft mirë, pasi dhe shoqërin time e kam të barabartë si meshkuj e femra. –

 

 -Parfumi apo makina e preferuar?

 -Parfumi që adhuroj është Gucci, ndërsa makina
që preferoj është Benz CLAS.

 

 – A e frekuentoni plazhin nudo? –

Jooooooooooooooo,aspak.

– Ku është plazhi më i
mirë për ju?

-Me asgjë nuk mund të
krahasoj brigjet e bregdetit shqiptar .

 -Kush janë meshkujt më xhentilë?

 -Normale që meshkujt shqiptarë janë më xhentil
dhe më të bukur.

– Rrobat e banjës se
preferuar?

 -Firma ime e preferuar për Bikini është “Victoria
Secreet”.

– Kush janë më xheloz
meshkujt apo femra?

 -Mendoj që femrat janë më xheloze se meshkujt
në çdo aspekt.

 – A je e dashuruar dhe si ndihesh?

– Nuk jam e dashuruar.
Dashuria është diçka shumë e shenjtë dhe në momentin e duhur edhe unë do
dashuroj.