Personalizojini rrobat me tendencën e re të figurave ngjitëse

643
Sot është bërë shumë e vështirë të kesh diçka unike në garderobë. Sigurisht, e kemi fjalën për njerëzit me të ardhura mesatare ose nën to sepse të tjerët, me siguri që, kanë mundësi të porosisin veshje prej prodhimeve të limituara, si dhe kur t’i duan. 
Ne të tjerët, duhet të përpiqemi të dukemi bukur me mundësitë tona dhe pak fantazi. Këto kohë, duhet t’i keni parë figurat e ndryshme që ngjiten në pantallonat xhins, xhupat apo fustanet. Jo rrallë gjenden edhe te atletet e rrobës. 
Mirëpo, nuk keni nevojë të blini të reja… Te xhinset apo rroba që keni mund të ngjisni figurat që tashmë gjenden në treg edhe veçmas. Kushtojnë pak dhe nuk kanë asnjë vështirësi për t’u realizuar. Rroba që kishit do të duket si e re!
Sigal