Persepolis, Sa qejf ishte kur shihje se Marksi i ngjante Zotit

541
Titulli: Persepolis
Titulli në origjinal: Persepolis
Autori: Marjane Satrapi
Përktheu: Edmond Tupja
Mirela Kumbaro
Zhanri: Roman me vizatime
Data e botimit: Prill, 2015
Numri i faqeve: 352
Çmimi: 1200 lekë
Koleksioni: Lotus
Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të Komisionit Europian. Ai pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mund të konsiderohet përgjegjës për përdorimet e mundshme të informacioneve që përmban teksti.
Libri me një fjali
“Persepolis” është një libër pjesërisht me përralla, pjesërisht historik, thellësisht i ndjerë dhe personal, befasues siç mund të jenë vetëm historitë e vërteta.
Persepolis
Informacion i përgjithshëm rreth librit
“Persepolis” paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve trullosëse midis jetës publike dhe private në Iran. Sytë fëmijëror të autores bëhen dëshmitarë të perandorëve të rrëzuar, të fshikullimeve të sanksionuara nga shteti dhe të luftëtarëve martirë. Autorja-personazh arratiset dhe rikthehet përsëri në një tentavitë të pashterur për të pohuar individualitetin e saj kundrejt absurditetit konformues. Imtësisht personal, thellësisht politik dhe tërësisht origjinal, “Persepolis” është njëkohësisht historia e një rebelimi dhe një kujtesë e kostos së luftës dhe represionit politik. Na tregon se si mund të mbijetojmë, duke qeshur e duke qarë, përballë absurditetit. Kjo autobiografi mbresëlënëse ilustron falimentimin moral të dogmës politike dhe të ekstremizmit fetar duke treguar, jo vetëm se si këto vënë nën zgjedhë dhe vrasin, por edhe se si përqeshen nga rebelimet individuale të shpirtit dhe intelektit. Gjithashtu, na prezanton edhe një vajzë të vogël pas të cilës dashurohen të gjithë.
Përzierja e historikes me personalen nuk është asnjëherë një detyrë e thjeshtë, përzierja e individuales me universalen është edhe më e vështirë. Por Marjanë Satrapi ia ka dalë mbanë në mënyrë të shkëlqyer. Ky roman grafik është një kujtesë e shpirtin njerëzor që lufton kundër nëpërkëmbjes dhe vdekjes, është një dëshmitar i diçkaje të vërtetë dhe jetëgjatë që ndikon më shumë sesa qindra trasmetime lajmesh.
Publiku i interesuar
Për atë që janë kureshtarë dhe duan të zbulojnë një zhanër të ri, për ata që duan të kuptojnë diçka më shumë nga historia e Lindjes së Mesme, për ata që duan të kuptojnë nga vjen fundamentalizmi dhe natyrisht, për të gjithë ata që duan të lexojnë një histori mbresëlënëse, nga e cila mund të mësohet shumë. 
Kritika dhe çmimet
Një nga librat e shquar (Notable Book) të gazetës New York Times
“Comix-i më i Mirë i Vitit” sipas revistës Time
Bestseller i gazetave San Francisco Chronicle dhe Los Angeles Times
Një nga shembujt më të këndshëm të një zhanri postmodern në zhvillim të madh: autobiografia nëpërmjet një libri me vizatime. … Vallëzon me dramën dhe zgjuarsinë moskokëçarëse.
The New York Times Book Review
Kujtimet e një vajze që rritet në Iranin revolucionar, “Persepolis” ofron një vështrim të veçantë mbi një mënyre jetese pothuajse të panjohur dhe tërësisht të paarritshme. […] Që Satrapi zgjedh ta tregojë historinë e saj të mrekullueshme nëpërmjet një libri madhështor me vizatime, e bën atë tërësisht të veçantë dhe të domosdoshëm.
Time
Me një thjeshtësi të fuqishme, kjo vepër i bashkohet kujtimeve të tjera që përdorin vizatimet për ta kthyer të pamendueshmen në të zakonshme.
Publishers Weekly
Kujtime grafike të shkëlqyera dhe të pazakonta… me një zë të padjallëzuar… i shoqëruar me një sërë vizatimesh bardhezi, që ilustrojnë në mënyrë dramatike se si një regjim represiv deformon jetët e zakonshme.
Vogue
Ka shumë mundësi që do të argëtoheni shumë për të kuptuar se sa keni mësuar derisa të mbërrini në faqen e fundit.
Elle.com
Nuk keni parë kurrë asgjë si “Persepolis”, intimiteti i kujtimeve, tërheqja e një libri me vizatime dhe thellësia politike e një konflikti midis fundamentalizmit dhe demokracisë. Marjane Satrapi mund të na ketë dhënë një zhanër të ri.
Gloria Steinem
Një triumf… […] “Persepolis” është një nga ato romane grafike që janë të aftë të joshin edhe ata më alergjikët ndaj këtij zhanri. Mjeshtëria e penës së autores na lejon ta përjetojmë historinë nga pikëpamja e familjes së saj, me ironi dhe ëmbëlsi.
Liberation
Me gjithë zymtësinë, Satrapi nuk bie kurrë pre e sensacionalizmit apo sentimentalizmit. Duke paraqitur mjeshtërisht pikëpamjen e një fëmije mbi luftën dhe idealet që ndryshojnë, ajo tregon edhe jetën e përditshme në Teheran, krenarinë e familjes së saj dhe dashurinë për vendin e tyre, paçka kohërave të trazuara. Fuqimisht i thjeshtë, kjo vepër i bashkohet autobiografive të tjera, që e përdorim grafikën për ta bërë të pamendueshmen, të zakonshme.
Publishers Weekly
Kush është Marjane Satrapi
Marjane Satrapi ka lindur në Rasht, Iran. Ajo tashmë jeton në Paris, ku edhe shkruan për revista dhe gazeta në të gjithë botën, duke përfshirë këtu edhe The New Yorker dhe The New York Times. Ajo është edhe autorja e Embroideries (Dantellat), Chicken with Plums (Pulë me kumbulla) si dhe e shumë librave për fëmijë. Satrapi mori famë botërore falë romanit grafik “Persepolis”. Ajo fitoi çmimin e veprës më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Grafikës në Angoulême në 2004 për “Dantellat”. Në 2006, Sony Pictures Classics e transformoi romanin e saj “Persepolis” në një film vizatimor. I shkruar dhe drejtuar nga Vincent Paronnaud në bashkëpunim me Satrapi-n, filmi rreshton zërat e Chiara Mastroianni, Catherine Deneuve, Danielle Darrieux dhe Simon Abkarian.
Fragmente nga libri
1) Sa qejf ishte kur shihje se Marksi i ngjante Zotit. Ndoshta Marksi i kishte flokët pak më kaçurrelë.
2) Regjimi e kishte kuptuar se dikush që dilte nga shtëpia duke pyetur veten:
I kam pantallonat mjaft të gjata?
E kam vënë mirë shaminë?
A bie në sy grimi im?
A do të më kamxhikojnë?
S’pyeste më:
Ku është liria e mendimit?
Ku është liria e fjalës?
A jetohet kështu?
Ç’ndodh me të burgosurit politikë?
3) Kur ke frikë, e humb nocionin e analizës dhe të reflektimit. Frika të paralizon. Le që frika gjithnjë ka qenë në thelb të shtypjes në të tëra diktaturat. Logjikisht, të mos i fshihje flokët ose të grimoheshe, u kthyen në akte
rebelimi.
4) Lufta të kap gjithnjë në befasi!
Sigal