Përse truri ynë funksionon si një faqe e Wikipedias?

506
Çdo herë që tërheqim një kujtim nga truri, ai ndryshon, qoftë për shkak të humorit tonë, qoftë si rezultat i informacionit të ri që nuk ishte në dispozicion për ne atë kohë. Është si një skedar kompjuteri që vazhdimisht përditësohet dhe vetëm versioni më i fundit është në dispozicion. Eksperimentet kanë treguar se njerëzit kujtojnë të njëjtën ngjarjen në mënyra të ndryshme, varësisht se si e përpunojnë atë në kujtesën e tyre. Një studim zbuloi se diçka aq e thjeshtë, sa një bisedë me një grup njerëzish rreth një përvoje të përbashkët, mund të ndryshojë kujtesën tuaj mbi ngjarjen. Me kalimin e kohës, dhe me biseda të përsëritura rreth ngjarjes, kujtesa juaj gradualisht do të konvergojë me atë të grupit.
E kaluara jonë bëhet më e shkurtër, më e ndjeshme dhe më e adaptueshme. Ne të gjithë besojmë se e bazojmë ndjenjën tonë të vetvetes, mbi përvojat tona individuale. Çdo gjë është e përkohshme, por të paktën kujtimet tona na përkasin vetëm ne. Në të vërtetë e kundërta është e vërtetë: Kujtimi është një proces social. Gabimet e supozuara në kujtimet tona mund të korrigjohen me detaje të reja, thjesht sepse ato ‘përshtaten’ mirë. Dhe sa më e qëndrueshme është historia e re, aq më kollaj bëhet një kujtim. Pra, në realitet kujtesa jonë është si një faqe në Wikipedia: ne mund të ndërhyjmë në çdo kohë dhe ta redaktojmë – po kështu mund ta bëjë edhe dikush tjetër. Dhe ne shohim vetëm versionin më të fundit.
Sigal