Përse të dashuruarit u vënë njëri tjetrit nofka qesharake?

678
Arush, mackë, qenush, kërriç, lepurush, derr, kafshë, lope, gomar ….Disave iu shkaktojnë të vjella por disa të tjerë e mbushin gojën gjithë dashuri! Ja përse ndodh…
Nofka me të cilën i drejtohemi njeriut të dashur, ‘thërrasin’ ato që prindërit dikur kanë quajtur fëmijët e tyre shkruan living. Kjo formë përkëdhelje, aktivizon dopaminën te të vegjlit, neurotransmetuesin e përgjegjshëm për ndjesinë e mirëqenies, që ndjen pikërisht kur merr vëmendje dhe përkëdheli, kur ndihesh i mbrojtur dhe i sigurt se të duan. E njëjta ndjesi rikthehet, në të njëjtën mënyrë, ca vite më vonë, në moshë të rritur, kur dashurohesh.
Bazat emocionale
Siç pohon Jean Berko Gleason, psikolinguistja e famshme e Universitetit të Bostonit, bazat emocionale që ndjen për partnerin/en janë të njëjtat që ke provuar në fëmijëri ndaj prindërve prandaj edhe gjuha që përdor, krejt spontane, është frut i kujtimeve fëmijnore, i dashurisë që ke marrë në fëmijëri nga njerëzit e afërt. Duke u rritur, vazhdon të evokosh intimitet dhe emocione të reja karshi njeriut të dashur por e shkuara do të jetë gjithnjë aty.
Sigal