Përse duhet t’ua falim gabimet edhe atyre që nuk e meritojnë?

582
Në fëmijëri shpesh detyrohemi tw falim gabime. Por me siguri pka patur raste kur edhe e keni mbajtur gjatw inatin. Prandaj, është e rëndësishme të kuptohet se sa i rëndësishëm është kërkimi i faljes dhe pranimi i saj. Edhe atëherë kur njerëzit kërkojnë falje, ne na kujtohet çfarë ata kanë bërë për ne ( kjo është pjesë e historisë tonë personale.) Peshën e këtyre ofendimeve ne e mbajmë tërë jetën. Pranimi i faljes na qetëson Mosfalja e një personi do të thotë se mbajmë inat, urrejtje dhe kemi pakënaqësi. Kjo do të thotë se dhimbjen e mbani brenda. Pra, nëse nuk ia falni gabimet një personi të caktuar, ju vazhdimisht do të mendoni për gjërat të cilat ju lëndojnë në vend se të fokusoheni në aspektet më të kënaqshme. Falja është për çdo njeri Njerëzit e fuqishëm i falin edhe ata të cilët nuk e meritojnë, përndryshe mllefi do ta shtrijë ndikimin e vet edhe te njerëzit tjerë përmes sjelljes tonë. Ai mund të rikthehet në traumë dhe kompleks, si dhe të shkaktojë mosbesim në njerëzit përreth nesh. Të falësh do të thotë të vazhdosh tutje Vetëm atëherë kur falim mund të vazhdojmë tutje dhe të mos e lejojmë të kaluarën të ndërhyjë në të ardhmen tonë. Kur e harrojmë të kaluarën dhe dhimbjet, ne ia hapim vetes rrugën drejt emocioneve dhe ndjenjave të reja.
Sigal