Përparim Kabo: Presidenti Obama vlerëson një shqiptar

805
Sigal

Shtëpia e Bardhë nderon sipërmarrësin nga Shqipëria

Nga Përparim Kabo

 

Që një president i SHBA-ve të ketë vëmendjen e duhur dhe të gjej kohën për të
respektuar e vlerësuar marërdhëniet e Amerikës me një vend tjetër, një sjellje
e tillë është krejt normale. Por që Presidenti Barack Obama të ketë në vëmendje
dhe të vlerësojë arrijtjet në jetë të një qytetari shqiptar, si contribute të tij
ndaj interesit kombëtar dhe si shërbime vullnetare në komunitet, kjo qasje shpreh
shumë, lë të kuptosh e nënkuptosh se gjithçka nuk është thjeshtë protokoll shtetëror,
apo raporte ndërshtetrore. Para pak kohe Presidenti Barack Obama vlerësoi me
“Lifetime Achievement Award”, një qytetar shqiptar. Ky vlerësim jepet nga Shtëpia
e Bardhë, për ata qytetarë të cilët me biznesin dhe kontributin e tyre vullnetar
i shërbejnë kombit dhe komunitetit. Vëzhgim i tyre është i gjatë, i vëmendshëm dhe
tejet skrupuloz. Zyra e Presidentit të SHBA-ve ia akordoi këtë vlerësim zotit MuhametMalo,
një shqiptari të sipërmarrjes, i cili që në hyrje të viteve 90-të, guxoi,
provoi, rezikoi dhe ia doli në krye. Në Shqipëri e njohin kudo, në Tiranë dhe në
Shkodër, në Ersekë dhe në Durrës, në Sarandë dhe kudo që ai ka qenë. Modestisht
ai bisedon më këdo që kërkon ta takojë. Parimi i zoti Malon në komunikim është
se, askush nuk duhet paragjykuar, pasi gjithkush e ka një hall apo një dëshirë që
të bisedojë me ty, ndaj ai duhet respektuar duke e dëgjuar. Kështu që Muhamet Malon
e sheh të kuvendojë me biznesmenë dhe politikanë, me gazetarë dhe me artistë,
me akademikë dhe sportistë, me klerikë dhe me bankierë, me historian dhe me
mësues, me pleq dhe me të rinj, me miq të vjetër, por edhe me njerëz që kurrë
nuk i ka takuar më pare në jetë. Në qendër të raporteve që ai krijon është sa i
shërbejmë atdheut. Si mund të bëhet Shqipëria me e mirë, më e zhvilluar. Si
mund të bëhet jeta e njeriut më e prospertë.

Muhamet Malo, njeriu i suksesit dhe biznesmen me potenciale

Muhamet Malo është njeriu i suksesit dhe biznesmen me potenciale në të gjitha
kompanitë që ai zotron. Filozofia e tij e jetës dhe e punës ka si parim themelor
amanetin e prindërve të tij të thjeshtë dhe puntorë, të cilët a kanë mëkuar me
mësimin e jetës që ai shpesh e përmend: ”Është rojtja, por nuk ka si vojtja”.
Ndryshe kjo përkthehet në atë që duhet të mbahet në vemendje se dinjiteti i njeriut
duket kur ai përballon vuajtjet në jetë, nuk jepet, punon dhe ecën përpara, por
edhe nuk e harron të shkuarën, nuk e përbuz njeriun që nuk është i kamur, punon
me të gjitha mundësi të që të ndihmojë kudo, në radhë të pare njerëzit në nevojë.
Ata që ia rekomanduan zyrës së Presidentit Obama emrin e zotit Muhamet Malo,
sigurisht që janë emisarë të terrenit që dine të vëzhgojnë, të mbajnë shënime dhe
të vlerësojnë me “peshore farmacie” gjithçka, punën, qëndrimin, sjelljen,
respektimin e ligjit, korrektesën dhe devotshmërinë e tij. Të marrësh një vlerësim
të tillë nuk është e lehtë. Nuk ndodh me këdo. Nuk është kaq e shpeshtë. Aq më tepër
që në rastin e zoti Malo ky vlerëim i jepet një qytetar jo amerikan.
Konkretisht një shqiptari. Një qytetari nga një vend i vogël në këtë botë të madhe
e të zhurmshme, të mbushur me problem dhe me ngjarje. Me këtë gjest Shtëpia e
Bardhë ka treguar se Shqipëria është në fokusin e saj. Se këtu tek ne, gjithçka
vëzhgohet dhe vlerësohet, se në qendër është populli shqiptar dhe njeriu i përkushtuar
jashtë politikës, por në zemrën e ndryshimit dhe zhvillimit. Çmime të tilla u jepen
njerëzve me vlera. Nderi nuk mund të blihet. Për të ndërtuar një figure të nderuar
duhet të japësh nga vetja pa interesa, me dashuri dhe me qëllime fisnike që, atdheu
yt të eci e të përparojë dhe ky shërbim human të bëhet gjatë gjithë jetës.

Motivacioni i dekorimit dhe vlerësimit

Ja si është formuluar motivacioni i dekorimit: “Zyra e Presidentit të
SHBA-ve nderon Muhamet Malon…me “Çmimin e Presidentit për Arritjet e Jetës”, me
motivacionin: “Për angazhimin e tij gjatë gjithë jetës në ndërtimin e një kombi
më të forte nëpërmjet shërbimit vullnetar”. Në këtë formulim shquhen tri vlera të
qënësishme. Angazhimi jetësor. Forcimi i kombit dhe shërbimi vullnetar. I tillë
është MuhametMalo, në ndihmë të pleqëve dhe të sëmurëve, besimtarëve që kanë një
festë fetare, artsitëve që zhvillojnënjë festival apo duan të vënë një dramë në
skenë, botuesve që botojnë një revistë, apo në vlerësimin e sportistëve që kanë
kontribuar ndër vite, etj. Artsitët e rinj që dolën nga spektakli “Ethet e së Premtes
mbrëma” e takuan ëndrrën fale sponsorizimit të tij.Sportistët e shekullit u
vlerësuan në Tiranë e në Shkodër me “Medaljen e Meritës” fal iniciativës së kompanisë
së tij “TeleSport”.“Festival i filmit për të drejtat e njeriut” gjen mbështjetje
financiare nga “Dajti Expres”, një tjetër kompani e zotit Malo. Libra që botohen
apo shfaqje teatrore kanë gjetur mbështetjen e tij financiare. Njerëz në nevojë
apo aktivitete të tjera trokasin te zemra e tij. Duhet kurajo që e reja të futet,
ndryshe vendi nuk zhvillohet, mëton zoti Malo. “Kur unë vendosa 11 vite më pare
të ndërtoja teleferikun e Dajtit, pakush besonte, madje kishte nga ata që e
shikonin si një dështim i mundshëm”,- thotë Zoti Malo. Sot pas më shumë se një
dekade e pothuaj 1 milion e gjysmë vizitorë nga Shqipëria dhe Kosova, nga SHBA
dhe Europa kanë udhëtuar drejt Malit të Dajtit me teleferikun që, si edhe janë shprehur
shumë specialistë ndërkombëtarë të fushës, është një nga investimet më të mëdha
e më serioze në rajonin e Ballkanit.

Ceremonia portokollare

Në protokollin e dorëzimit të këtij vlerësimi, dokumenti me firmën e
Presidentit Obama iu dha zotit Malo (në një ceremony të organizuar) nga një i dërguar
special nga SHBA. Çmimi bashkë shoqërohet edhe me një letër standarte e
“Shtëpisë së Bardhë”që edhe ajo firmoset nga Presidenti i SHBA-ve. Në këtë letër
nënvizohet…”Përgëzime për marrjen e Çmimit të Presidentit për shërbime vullnetare.
Gjithashtu ju falenderojmë për ndihmesën e dhënë në adresë të komunitetit tuaj
për nevojat më të ngutshme… Në adresën time përuruese, deklaroj se ne kemi
nevojë për një periudhë të re të përgjegjësisë,… se ne kemi detyrën për veten
tonë, kombin tonë dhe për botën. Ka detyra të cilat ne nuk i pranojmë nga
qejfi… ka firma që njihen se ato nuk kanë asgjë më shpirtërore se sa dhënien
gjithçka të tyren për detyrat më të vështira”. Është me të vërtetë kuptimplote
gjithçka përmblidhet në këtë paragraf. Presidenti i SHBA-ve i thotë zotit
Muhamet Malo, “ne kemi nevojë për një periudhë të re të përgjegjësisë”. Në këtë
formulim duhet që secili nga ne në Shqipëri, që nga qytetari i parë i vendit
deri tek qytetari më i thjeshtë, t’a kuptojnë këtë mesash. Vendi zhvillohet
duke marë përgjegjësi. Shëmbulli ështëmes nesh. Është shëmbulli i zotit Muhamet
Malo. Presidenti i SHBA-ve zoti Barack Obama, i shkruan një shqiptari, një
qytetari patriot, vizionar dhe kurajoz, një njeriu që di ta dojë atdheun, që e
respekton njeriun, që drejtohet nga humanizmin dhe di të ndërtojë vlera
komunitare. Presidenti na thotë me këtë gjest dhe me ato që shkruan, se
Shqipëria zhvillohet nga shqiptarët e përkushtuar, nga ata që pasuri kanë atdheun
dhe dashuri kanë vlerat.”Individë, sektoriprivat, dhe qeveria duhet të kombinojnë
përpjekjet që të bëjnë ndryshime reale dhe të qëndrueshme të tilla që çdo person
të ketë mundësinë të përmbushi potencialin e tij apo të saj. Ndërkohë që qeveria
mund të hapi më shumë mundësi për t’u shërbyer komuniteteve.., kjo varet nga secili
për t’i kapur ato mundësi. Faleminderit për devocionin tuaj për të shërbyer dhe
për të bërë gjithçka ju mundeni për të krijuar një të nesërme më të mirë”. Me
këto fjalë mbyllet letra e Presidentit Barack Obama drejtuar zoti tMuhamet Malo.
Mirënjohje për Presidentin Barack Obama! Faleminderit zoti Muhamet Malo! Fal këtij
vlerësimi Ju jeni shqiptari që na bëni krenar.