Përparim Kabo në krah të artistëve: Regjisori Mihal Luarasi me la një amanet, “Të mos prishet kjo godinë!”

729
Sigal

Artistët edhe sot kanë vijuar protestën për të kundërshtuar projektin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Sot së bashku me artistët është bashkuar pedagogu dhe filozofi, Përparim Kabo. Kabo në fjalën e tij ka kujtuar regjisorin e njohur Mihal Luarasi, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar.

Pjesë nga fjala e Kabos

Regjisori Mihal Luarasi më ka lënë një amanet, godinën e Teatrit. Nuk do ta lëmë që të prishet godina e Teatrit. Në vitin 2012, aplikuam për lidhjen Evropiane të Teatrove. Në vitin 2013 u mbajt konferenca në lidhjen Evropiane të Teatrove dhe ne u anëtarësuam në këtë lidhje. Por pasi erdhi drejtori i Rilindjes na nxori nga kjo lidhje, se nuk donte të paguante 500 mijë euro për anëtarësimin. E gjithë kjo hapësirë duhet kthyer në kampus teatror, këtu duhet të jetë zemra dhe mendja teatrore. Po i them kryeministrit, edhe pse është i zemëruar, se nuk hapen negociatat. Po bën një stadium me 22 mijë vende, nuk ke bërë gjë. Isha në Janinë para pak ditësh dhe ata kanë teatër me 22 mijë vende, që para 2 mijë vjetësh. Kryeministër, dëgjoje këtë zë, ministre mos ik me turp nga ajo detyrë! Do mbetesh në memorie, se ti je ajo që prishi teatrin. Po u them dhe diçka atyre që u thërras, të shitur, lërini dënglat dhe thoni që është magazinë. Kush e bëri magazinë këtë? Të shitur, po ju them, nuk jemi për të mbrojtur vendin e punës së artistëve, por mbrojmë memorien e kombit shqiptar!