Përparim Halili: Ja lista me 22 kalatë, të cilave do t’u dalë “tymi i qofteve” mbi bedena

621
Sigal

Ministria e Kulturës ka bërë gati “pazarin” për të dhënë me qira tek familjarët dhe miqtë e shtetarëve monumentet e kulturës

Këto objekte, janë paracaktuar të jepen me qira për familjarë të kupolës së “Rilindjes” dhe për individë të lidhur me pushtetin e saj, të cilët thuhet, se këto ditë kanë hapur qëllimisht edhe biznese me logo kulturore-ushqimore, për të justifikuar marrjen e tyre me qira

“Rilindja” e cila e denoncoi në vitin 2012 projektin e dhënies me qira të kalave, monumenteve të kulturës, parqeve kombëtare, objekteve dhe vendeve historike, pas ardhjes në pushtet, nuk e anuloi këtë projekt, por nisi ta zbatonte vetë. Pati shumë reagime në lidhje me këtë skandal që kthente kalatë dhe monumentet e kulturës në qebaptore, hotele, restorante e motele, parkingje makinash, lavazhe, tregje perimesh, depo mallrash me shumicë e në çdo lloj biznesi tjetër që do t’u interesonte qiraxhinjve. U tentua së pari duke u nënshkruar disa kontrata, sa për të testuar nëse do të kishte protesta ‘agresive’ dhe me kaq projekti u la për t’u zbatuar më vonë. Mirëpo, burime nga brenda Ministrisë së Kulturës, bëjnë me dije, se biznesi i dhënies së kalave e monumenteve të kulturës me qira është bërë gati dhe do të zbatohet me urgjencë e në ilegalitet të plotë, për t’u zbuluar vetëm kur mbi bedenat e kalave të dalë tymi i qofteve dhe të dëgjohen ulërimat e të dehurve! Kujtojmë, që në shumë nga kalatë e vendit, janë hapur biznese kafenesh e restorantesh, duke përdorur faqet e mureve të tyre si mure për lokale, lavazhe e magazina! Nuk ka asnjë ndryshim nga propozimi i vitit 2012, të bërë prej Institutit të Monumenteve të Kulturës. Në këtë listë biznesi janë përfshirë aq kala, sa kanë qenë skeduar qysh nga koha kur ky biznes denoncohej prej “Rilindjes”, e cila deklaronte me bujë e ulërima, se do ta anulonte. Por ja që nuk e anuloi. Lajmi i fundit, del nga zyrat e Ministrisë së Kulturës dhe konfirmon, se 22 kala, janë paracaktuar të jepen me qira për familjarë të kupolës së “Rilindjes” dhe për individë të lidhur me pushtetin e saj, të cilët thuhet se, këto ditë kanë hapur qëllimisht edhe biznese me logo kulturore-ushqimore, që për të justifikuar marrjen e tyre me qira! Nuk dihet, nëse vlera financiare e qirave do të jetë me: “copë-kala” apo për 1 metër katrorë, por dihet që lista e objekteve që do të jepen dhe lisat e emrave që do t’i marrin me qira është bërë gati, pritet vetëm “Ok” prej shefit të qeverisë “Rilindja”.

Ja lisat e me 22 kalatë që do u dalë “tymi” i qofteve mbi bedena

1. Kalaja e Beratit
2. Kalaja e Shkodrës
3. Kalaja e Delvinës, Sarandë
4. Kalaja e Këlcyrës, Përmet
5. Kalaja e Pogradecit
6. Kalaja e Kepit të Rodonit
7. Kalaja e Kardhiqit, Gjirokastër
8. Kalaja e Libohovës, Gjirokastër
9. Kalaja e Melanit, Gjirokastër
10. Kalaja e Borshit, Sarandë
11. Kalaja e Bashtovës, Kavajë
12. Kalaja e Porto-Palermos, Vlorë
13. Kalaja e Kaninës, Vlorë
14. Kalaja e Plloçës, Vlorë
15. Kalaja e Peqinit
16. Kalaja e Ali Pashës, Xarë, Sarandë
17. Kalaja e Ali Pashës në hyrje të Vivarit, Sarandë
18. Kalaja e Petrelës, Tiranë
19. Kalaja e Prezës, Vorë, Tiranë
20. Hamami i Krujës
21. Hamami i Durrësit
22. Hamami i Slatinjës