“Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit”

627
“Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit”, ky është titulli i plotë i dramës së shkrimtarit gjerman Peter Weiss, e cila ka hyrë në historinë më të re të teatrit si “Marat/Sad”, me emrat e dy protagonistëve të saj. Një pjesë brilante, një analizë e hollë filozofike e Revolucionit Frëng, me diskutime që vijnë aktuale edhe në ditët tona. “Vrasja e Maratit”, merr shkak nga një ngjarje historike, një moment i rëndësishëm në historinë e Revolucionit Francez që është vetë – Vrasja e Maratit. Autori Peter Weiss është ngacmuar prej kësaj ngjarjeje pikërisht për të na shqetësuar me një pyetje madhore: A është radikalizmi ekstrem ose fondamentalizmi sot zgjidhja për të ndryshuar botën?
Arben Kumbaro, një nga emrat më të vlerësuar të regjisë, sjell premierë dramën “Vrasja e Maratit”, shkruar nga Peter Weiss. Një dramë e cila ka njohur suksese të jashtëzakonshme nëpër botë. Në datat 14 dhe 15 mars vetëm në Teatrin Kombëtar. 
Në role aktorët:
Viktor Zhusti
Hervin Çuli
Luli Bitri
Helidon Fino
Indrit Çobani
Gladiola Harizaj
Arben Derhemi
Sokol Angjeli 
AKTORË (Këngëtarë)
Erand Sojli
Egzona Ademi
Mateus Frroku
Flaura Kureta
PACIENTË
Mehdi Malkaj
Lulzim Zeqja
Niada Saliasi
Gert Ferra
Genti Deçka
Flor Veizi
Florind Belliu
Dasara Xhangolli
Orsi Vangjeli
Deljana Topulli
INFERMIERË
Andon Koço
Andi Voci
Julinda Emiri
Ledion Bitri
Shfaqet në datat 18, 19, 20, 21, 22 mars 2015 – Ora: 19:00
Sigal