Përmirësohet gjendja e Mikael Shumakerit

548
Sigal

Ish-Kampioni i Botës në Formula 1 është ende në koma dhe në luftë për jetën në një spital francez

 Rritet optimizmi mbi gjendjen shëndetësore të kampionit gjerman të Formula 1, i cili pësoi një javë më parë me ski një aksident të rëndë në alpet franceze, në afërsi të Grenoblës, më 29 dhjetor 2013. 45-vjeçari është ende në koma dhe në luftë për jetën. Zëdhënësja e ish-kampionit të botës në Formula 1, Zabine Kehm ka deklaruar se gjendja e tij mbetet kritike por e qëndrueshme. Gjithashtu ajo ka deklaruar se familja e pilotit që në momentin e parë të aksidentit ka qenë e gatshme ti dorëzojë policisë kamerën e montuar në kaskën e Mikaelit duke përgënjeshtruar kështu lajmin se familja nuk ka dashur ta dorëzojë kamerën autoriteteve policore. Në ambientet e spitalit të Grenoble është parë edhe ish-shoku skuadrës tek Ferrari, italiani Luka Badoer. Ndërkohë lajme të reja nga gjermania, ku revista ”Der Spiegel” ka pohuar se disponon një regjistrim amatorial të momentit të aksidentit. Sipas tyre, Mikael Schumakeri kishte një shpejtësi jo më të madhe se 20 km/h.

 Riki Martin, këngëtari i  Kampionatit Botërorit 2014

  Riki Martin do të jetë këngëtari që do të interpretojë këngën e Botërorit të vitit të ardhshëm në Brazil. Edhe pse besohej se këtë nder do ta kishte një këngëtar vendës, FIFA vendosi që të përzgjedhë spanjollin me origjinë portorikane. Himni i Botërorit do të jetë i destinuar të shndërrohet në një prej këngëve hit të verës së ardhshme, ashtu si “Ëaka-Ëaka” e Shakirës në vitin 2010. Kjo nuk është hera e parë që Riki Martin do të interpretojë himnin e një Botërori, pas “La Copa de la Vida” në Francë 1998. “Jam shumë i lumtur që hap këtë konkurs, ku secili fans i futbollit do të provohet për të fituar një vend special pranë meje. Më gëzon kjo ide që i lejon një personi që ende nuk e njohim të konceptojë këngën e Brazil 2014 me mua”, – u shpreh portorikani.

 “Ëngëlli blu” Ana Fusko, kalendar seksi për Napolin

  Bukuroshja italiane Ana Fusko është sërish “engjëlli i kaltër” i Napolit. Edhe për vitin 2014, modelja do t’i përkushtojë një kalendar seksi skuadrës së saj të zemrës, ku ka pozuar me ngjyrat e të kaltërve. Fitimet nga shitja e kalendarit do të shkojnë si gjithmonë për bamirësi për të ndihmuar fëmijët me probleme. Në prezantimin e kalendarit, Fusko ka folur edhe për skuadrën e vet të preferuar. Bukuroshja Ana është betuar se, nëse Napoli fiton titullin, ajo do të pozojë nudo.

 Kazijas bëhet baba, Sara lind Martinin

 Ylli i Realit të Madridit, Iker Kazijas dhe gazetarja sportive, Sara Karboneros janë bërë prindër për herë të parë. Karbonero, 29 vjeç, lindi me operacion cezarian, djalin që peshonte 3,58 kg. Bebi u quajt Martin. Sipas mediave spanjolle, Kazijas ishte shumë i lumtur, ndërkohë që nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.

Të gjithë e mbajnë mend puthjen e famshme mes Iker Casillasit dhe Sara Karboneros, pas finales së Kupës së Botës në Afrikën e Jugut. Kazijas dhe Karbonero kanë pasur një marrëdhënie katërvjeçare midis tyre, ndërkohë që tani janë bërë prindër.

Shuhet Eusebio, legjenda e futbollit portugez

 Legjenda e futbollit portugez dhe një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Eusebio, ndërroi jetë mëngjesin e së dielës. Autori i 41 golave, në 64 ndeshje zyrtare për Portugalinë ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare. Me origjinë nga Mozambiku, Eusebio da Silva Ferreira ndihmoi Portugalinë që të bënte historinë, duke u renditur në vendin e tretë të Botërorit të vitit 1966, ku ai u shpall edhe golashënuesi më i mirë i turneut. Në këtë turne Eusebio ishte edhe golashënuesi më i madh, me 9 gola. I njohur me nofkën “Pantera e Zezë”, Eusebio da Silva Ferreira ishte i njohur për shpejtësinë e tij, teknikën dhe goditjen e frikshme, gjë që bëri që ai të shënonte plot 733 gola në karrierën e tij. Ai është konsideruar si një nga lojtarët më të morë që ka njohur historia e futbollit. Eusebio ka fituar “Topin e Artë” në vitin 1965 dhe ishte i dyti në vitin 1962 dhe 1966. Në vitet e fundit të jetës së tij, Eusebio ishte shndërruar në një ambasador të futbollit nga FIFA dhe u nderua me disa çmime të ndryshme nga ana e organizmave më të mëdhenj të futbollit në botë.

 Bajerni blen Robertin dhe… Anën

 Bajerni i Munihut nënshkroi me polakun e fuqishëm të Borusias së Dortmundit, Robert Levandoski, por mediat gjermane duke bërë shakatë e zakonshme shkruan se rekordemnët bavarezë kanë blerë njëherësh edhe Anën. Gruaja e sulmuesit polak, që u shpall dhjetorin e kaluar kampione bote në karate. Në qershor 2013 Robert dhe Anna u martuan në Poloni, me një dasmë jo moderne, por tradicionale. Tashmë Bajerni ka mbretëreshën e karatesë dhe jo vetëm mbretin e sulmit.