Përkujtohet vdekja e mjeshtrit të madh, poetit Gjok Beci në Lezhë

541
Sigal

Miqtë e mjeshtrit të madh mirditor poetit, Gjok Beci i cili nuk jeton më, janë mbledhur në Lezhë duke përkujtuar këtë figurë të madhe të kombit Shqiptar.

Në aktivitetin e titulluar “Një kafe me miqtë e Gjok Becit”, të pranishmit sollën në vemendje shumë kujtime dhe bashkëpunime që kanë patur me mjeshtrin e madh, duke e cilësuar atë si poet të panteonit të këngës shqiptare.

Ideatori i këtij takimi artisti, Mark Gjoka, thotë se ky aktivitet përcjell mesazhin se Gjok Beci ndodhet sërish mes nesh.

Gjok Beci u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare nga një sëmundje të rëndë, por veprimtaria e tijë do të mbahet mend gjatë për kontributin e tij si poet i këngës të Mirditës së tij si fitues i disa çmimëve të festivalëve të këngës në RTSH dhe autor i 7 librave me poezi.