Përjashtohen grupe folklorike nga Festivali i Gjirokastrës

589
Drejtuesi i këtyre dy grupeve, Roland Çenko, ka treguar se deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim nga Ministria e Kulturës, së cilës i janë drejtuar si shenjë “proteste” ndaj komisionit përzgjedhës, që, sipas tij, kanë bërë përzgjedhje favorizuese për zonat e tyre, pa njohur këngën gjirokastrite. Një përgjigje nga ministrja Mirela Kumbaro e prisnin qysh më datë 10 të këtij muaji drejtuesit e “Obeliskut” dhe “Argjiros”.
Është përjashtuar nga pjesëmarrja në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës grupi iso-polifonik i fëmijëve gjirokastritë, “Obelisku” si dhe grupi i të rriturve “Argjiro” të drejtuar nga Roland Çenko. Drejtuesi i këtyre dy grupeve, Roland Çenko, ka treguar se deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim nga Ministria e Kulturës, së cilës i janë drejtuar si shenjë “proteste” ndaj komisionit përzgjedhës, që, sipas tij, kanë bërë përzgjedhje favorizuese për zonat e tyre, pa njohur këngën gjirokastrite. Në fakt, kjo shënon herën e dytë të arbitraritetit të përjashtimit nga pjesëmarrja e Festivalit të Gjirokastrës. Në kohën kur ishte ministër i Kulturës Edi Rama, skandali lidhej me përjashtimin prej tij të grupit folklorik të çamëve, duke e deklasifikuar si etni më vete. Kjo ngjarje u konsiderua ndër më të rëndat sa detyroi artistët dhe njerëz të thjeshtë me origjinë çame të protestonin para derës së Ministrisë së Kulturës. Në këtë ironi politike të atëhershme, mbërrin edhe kjo situatë e sotme për përjashtimin e një prej grupeve më në zë të Jugut, që vlerësohet nga muzikologë e specialistë si pasardhës dhe bartës të kësaj pasurie, tashmë ndërkombëtare. Sipas Çenkos arsyet pse nuk u përzgjodh grupi iso-polifonik “Obelisku” lidhej me anëtarët e komisionit: “Një komision amatorësh që nuk njohin fare këtë fushë, të cilët nuk kanë lidhje me këngën gjirokastrite, dhe nuk i lidh asgjë me Gjirokastrën. Ata ishin marrë nga komunat përreth dhe domosdo nuk e njohin këngën gjirokastrite. Të gjithë anëtarët e tij kanë zgjedhur komunat e tyre nga e kanë edhe origjinën…
Sigal