Periudhë e keqe për Hilary Duff: Refuzohet nga 7 meshkuj

541
Këngëtarja dhe aktorja amerikane, së fundmi ka pranuar që përdor aplikacionin Tinder që ta ndihmojë për të gjetur përsëri dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti Mike Comrie. Ajo që nuk kishte përmendur është se në këtë aplikacion është refuzuar plot 7 herë. Ndërkohë që po luante lojën “Too Much Information” në një emision radiofonik Australian ajo foli në telefon me 8 meshkuj të ndryshëm të cilëve ua fshehu identitetin. Djemve u ishte thënë që të mbyllnin telefonin kur të dëgjonin diçka që nuk u pëlqente te Duff dhe kështu të mos pranonin të dilnin me të.
Ajo e humbi mashkullin e parë kur iu përgjigj pyetjes se çfarë pëlqen në një mashkull, duke thënë dikë që e bën të qeshë dhe ka një personalitet të mirë. Dy të tjerë ikën nga linja kur bukuroshja 27 vjeçare tha që është një mama beqare. Ajo mbeti me vetëm 3 beqarë të mundshëm kur dy të tjerë ikën nga linja pasi ajo tha që nuk dëshiron dikë që aktualisht është i papunë. Numri 6 dhe 7 ia “mbathën” kur Hilary u tregoi që i lejon dy qentë e saj të flenë me të.
Në fund mbeti vetëm Tony, i cili e pyeti: “Jo se ka rëndësi, por çfarë pune bën ti?” Dhe Hilary u përgjigj: “Epo ne diskutuam që unë jam një mama, por kemi lënë pa thënë që jam gjithashtu aktore dhe këngëtare”. Në atë moment ndërhyn moderator i emisionit, Kyle Sandilands, i cili i tregon beqarit të hutuar se po flet me Hilary Duff. Tony në fund ia jep numrin ish yllit të “Lizzie McGuire”, e cila fillimisht deklaroi që nuk do ta telefononte kurrë, por në fund duket se iu prish mendja dhe la një derë hapur për beqarin e fundit. Të shpresojmë që të mos rrijë gjithë kohës pas telefonit në pritje…
Sigal