Për të qeshur e për të qarë nga aktiviteti i udhëheqësve të “Republikës së Re”, që drejtojnë “Republikën e vjetër”

589
Zv/kryeministres Mandia, i ka mbetur “sahati” tek zgjedhjet e 26 majit 1996 dhe tek data e emërimit të saj në këtë post
Për ta pasur komunikim transparent me mediat, Zv/Kryeministrja Teknike Ledina Mandia, ka vendosur të informojë rregullisht për çdo takim pune dhe për çdo e vendim që merr. Këtë praktikë ka zbatuar edhe dje, duke na dërguar njoftimin zyrtar, sipas të cilit i kërkonte Prokurorisë së Përgjithshme, që të hetojë me shpejtësi e saktësi për lajmin e dhënë nga policia, se paska nisur procedimin penal ndaj administratorit të njësisë Administrative nr. 2 në Tiranë, për regjistrim banorësh, me synim marrje votash! Po bën shumë mirë Zv/kryeministrja “blu” e qeverisë “mavi”, që e ka marrë me kaq pasion luftën kundër abuzimeve me zgjedhjet parlamentare, por ka ngatërruara datën e zgjedhjeve, duke e shtyrë 1 muaj mbrapa! Në njoftimin zyrtar, citon 25 majin 2017 si datë të zgjedhjeve, kur me dekret dhe marrëveshje të dy shefave të saj, të shefit administrativ Edi Rama dhe të shefit partiak Lulzim Basha, zgjedhjet zhvillohen në datën 25 qershor 2017, pra pas 15 ditësh e para 30 ditësh, kur edhe Ledina u çua nga stolat e çadrës me ventilatorë dhe u ul në kolltukët e kryeministrisë me kondicionerë! Nuk e dimë, nëse punon me kalendar “allafrënga” (zyre) apo me kalendar “allaturka”, por me sa kuptohet nga kjo ngatërresë, zv/kryeministres i paska mbetur “sahati” i kujtesës në zgjedhjet e “lira” të 26 majit 1996, ose ndoshta në datën 25 maj 2017, në ditën kur ajo kapi “timonin” si numri dy në “prehrin” e qeverisë së “Rilindjes”! Mirë që ke ngarkesë dhe emocione, por të pakën lexo kalendarin…, siç bëje dikur kur ishe avokate shteti e “mileti”
Ja deklarata zyrtare e Zv/Kryeministres L. Mandia
Deklaratë e Zv/Kryeministres: I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë një hetim të shpejtë ndaj kallëzimit të Policisë së Shtetit për administratorin e Njësisë Bashkiake nr.2
9 qershor 2017
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj administratorit të Njësisë Bashkiake nr.2, Elez Gjoza, i cili nga ka konsumuar veprën penale të “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal me regjistrimin 70 persona ne mënyre fiktive sikur ishin pjesë e banesës së tij me qëllimin, ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 majit të këtij viti. I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme, të zhvillojë një hetim të plotë, të drejtë dhe të shpejtë të rastit si dhe do të marrë të gjitha masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar, në lidhje me procedurat e filluara nga ana e Sektorit të Hetimit dhe Korrupsionit.
Sigal