Për një lidhje afatgjatë/ Ja diferenca ideale sipas shkencës

546
Sigal

Gazeta Telegraf/



Studiuesit nga Emory University në
Atlanta thonë se dashuria mbase nuk ka moshë, por një diferencë e lehtë në çift
mund ta bëjë lidhjen më afatgjatë.


Ata analizuan plot 3000 persona dhe
u vu re se sa më e madhe të jetë diferenca në moshë aq më shumë rritet mundësia
për ndarje.

 

Kjo shpjegohet me faktin se me
kalimin e kohës, mashkulli dhe femra ka objektiva dhe interesa te
ndryshme.

 

Kështu kur partneri është 5 vite më i madh, çifti ka 18% mundësi më shumë për ndarje sesa dy persona me moshë të
njëjtë.

 

Kur çifti ka një diferencë 10
vjeçare, mundësia për ndarje rritet me 40%.

Po ata që kanë 20 vite diferencë?
Sipas studimit ata janë t
ë pashpresë sepse rreziku për ndarje shkon në 95%.

 

Po cila është atëherë diferenca e
duhur n
ë çift për një lidhje sa më afatgjatë.

 

Studiuesit më parë kanë treguar se
ajo është 4 vite e 4 muaj (gjithmonë nëse mashkulli është m
ë i madh), studimi i
fundit tregon se diferenca duhet t
ë jetë vetëm 1 vit.

 

Gjithsesi këto janë thjesht disa te
dhëna.

 

Ka shumë të dashuruar që edhe pse
mund t
ë kenë 5 apo 20 vite diferencë moshe mund të jetojnë të lumtur, pasi çdo
çift funksionon n
ë mënyrë të ndryshme.