Për një imunitet të fortë, portokall dhe kivi

616
Kombinimi i portokallit dhe kivit mund të merret në formën e një sallatë frutash ose ju mund t’i shtrydhni ato në pjesë të barabarta.
Si portokalli, ashtu edhe dhe kivi bëjnë pjesë në kategorinë e frutave acide, ndaj kjo është arsyeja pse ata kanë një ndërveprim të veçantë mes tyre. Frutat acide nuk duhet të konsumohen të shoqëruar me fruta të ëmbël, shalqi, bishtajore, ose niseshte.
Kujdes duhet bërë edhe kur frutat acide kombinohen me perime, yndyra dhe fruta të pasur me yndyra. Frutat acide kombinohen mirë edhe me zarzavatet me gjethe, proteina, dhe me frutat gjysëm acide.
Për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të ujit, fruta acide tentojnë të treten shumë shpejt dhe kjo përbën një vlerë të shtuar për sistemin tretës.
Kivit dhe portokallet kanë përmbajtje të ulët natyrale të kalorive dhe janë të pasur me substanca ushqyese shumë të dobishme.
Për një imunitet sa më të fortë ju duhet të konsumoni sasi të caktuar të këtyre frutave, ja një recetë e thjeshtë:
3 kivi
2 portokalle
1 limon
5 lugë gjelle me kos
Përgatitja:
Marrim kivit i pjekim për disa minuta, më pas i qërojmë dhe i presim në feta të holla.
Të njëjtën gjë bëjmë edhe me limonin dhe portokallet. Më pas së bashku me kosin i hedhim në blender(shtrydhëse frutash), i bluajmë për disa minuta derisa të përfitojmë një pije të trashë kremoze.
E shërbejmë në gotë sigurish. Tani në periudhën e dimrit, mund ta konsumojmë në temperaturën e ambientit. Ndërsa në stinën e verës, i hedhim kuba me akull.
Mbi të gjitha, të dyja frutat e mësipërme janë produkte cilësore të tokave shqiptare, me vlera dhe freski të garantuar, shkruan mapo.al, dhe kështu kemi përfituar një pije të shijshme dhe mjaft efikase!
Sigal