Për ju vajza që mbani syze, ja si të realizoni make up-in perfekt që fytyra juaj të duket e bukur gjithmonë

5100
Sigal

Për t’u dukur gjithmonë të bukura edhe nëse mbani syze? Mund të zgjidhni ngjyrat dhe nuancat e përshtatshme si dhe produktet që ju ndihmojnë të mbuloni disa defekte të vogla.

Natyrisht, do të ishte mirë po të mos i kishim por edhe me to arrijmë të dukemi bukur, nëse bëjmë edhe make up-in e duhur.

Syzet përshtaten me personalitetin, formën e fytyrës si dhe janë edhe një aksesor mode.

Ja  disa këshilla të vogla për të patur një efekt “wow” edhe me lente.

Për të filluar, mos harroni se kujdesi dhe lehtësia janë aleatët më të mirë në zgjedhjen e make up-it për të patur një pamje të freskët dhe moderne.

Për më tepër, nuk duhet të harrojmë se përdorimi i produkteve cilësore, të domosdoshme për sytë e ndjeshëm dhe një gamë të ngjyrave të përshtatshme, është thelbësore.

Para së gjithash, le të mendojmë për syzet. Për t’i bërë sytë më të dukshëm, ne zgjedhim lente anti-reflektuese, më  transparentet dhe të afta për të eleminuar reflektimet e dritave të ambientit. Korniza është po aq e rëndësishme për ta përshtatur me fytyrën: sa më e vogël, aq më shumë duhet të theksohen sytë, me syze të lehta dhe të ndritshme. Nëse zgjedhim lente më të mëdha, mund të përqendrohemi në hije të errëta dhe më intensive.

Sytë

Nëse korniza e syzeve është me ngjyrë, bëni mirë të zgjidhni një ton sysh me ngjyrë neutrale: fildishi, mjaltë ose rozë e lehtë. Nëse korniza është prej metali ose ngjyrë të zezë, atëherë nuk do të bëni keq të guxoni edhe me ngjyra të shndritshme.

orig.jpg

416b717ff85c21dade25121506cf64a3.jpg

be01cda6660596a37667b7f4fd473fa5.jpg

Vetullat janë një tjetër element i rëndësishëm në fytyrën tonë. Një formë e mirë e tyre sot mund të realizohet edhe falë teknikës microblading.  Ky trajtim estetik i kohëve të fundit i jep fytyrës një pamje natyrale falë kësaj teknike inovative.

137087_alis.jpg

Buzët janë një tjetër element i fytyrës që tërheq vëmendjen, veçanërisht nëse kemi zgjedhur një ton natyral për sytë.

Për buzët mund të luajmë me disa ngjyra si: e kuqe flakë, rozë apo ngjyrë metalike

images.jpg

Blue-lips.jpg

 

cf7173ac03a852a0b37752c65557488c.jpg