Për herë të parë në moshën 50 vjeçare Janet Jackson bëhet nënë

507
Sigal

Pop-ylli Janet Jackson ka sjellë në jetë fëmijën e
saj të parë të martën, një djalë, në moshën 50 vjeçare.

“Janet Jackson dhe bashkëshorti Wissam Al Mana janë
të gëzuar të mirëpresin djalin e tyre të ri . Eissa Al Mana, në këtë botë”, ka
thënë publicisti i këngëtares në një deklaratë për revistën “People”.

“Janet ka pasur një lindje pa stres dhe të
shëndetshme dhe është duke pushuar qetë”, ka thënë më tej ai.

Jackson dhe biznesmeni nga Katari Al Mana, u martuan
më 2012, dhe këngëtarja në muajin prill shtyu turneun e saj botëror
“Unbreakable” në mënyrë që ata të mund të përqendroheshin në krijimin e
familjes.

Në muajin tetor, ajo u shfaq me barkun e rritur në
një fotografi ekskluzive për revistën “People”.

Jackson nuk ka dhënë detaje të tjera për shtatzëninë
apo për vendin se ku ka lindur fëmija.

Ajo ka dy martesa të mëparshme: një bashkim
njëvjeçar me këngëtarin e muzikës soul, James DeBarge, në mesin e viteve të
1980-ta; dhe me valltarin Rene Elizondo Jr nga 1991-2000.