Pedagogët, 1000 euro pagë për 600 minuta leksion në muaj, mësuesit 400 euro për 4400 minuta mësim në muaj

923
PA KOMENT/Politika sociale e “Rilindjes” është kjo: Kush punon më pak, paguhet më shumë. Kush punon më shumë, paguhet më pak! 
– Përveç pagës bazë mujore, jepen edhe shtesa 10-15% për çdo orë mësimore 60 minuta pa llogaritur përfitimin 2% të pagës bazë mujore për përcaktuar, për çdo vit vjetërsi punë të siguruar, plus pagesat shtesë për gradat, dietat për shërbime udhëtimi e seminaresh jashtë qendrës së banimit si dhe lejen për të dhënë mësim paralel edhe në universitete private
VENDIM Nr. 268, datë 29.3.2017 
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 748, DATË 11.6.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË PËR PUNONJËSIT E PERSONELIT AKADEMIK NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË”, TË NDRYSHUAR 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 
Në vendimin nr. 748, datë 11.6.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: 
Struktura dhe nivelet e pagave sipas kategorive të vendeve të punës, për nëpunësit e institucioneve publike të arsimit të lartë”, që përmendet në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Në pikën 7, pagesa për çdo orë mësimore mbi normën e miratuar me dispozitë, e përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të kësaj pike, ndryshon, si më poshtë vijon 
Kur janë në kategorinë “Profesor”, përfitojnë 1 320 (një mijë e treqind e njëzet) lekë për çdo orë 60-minutëshe.
Kur janë në kategorinë “Profesor i Asociuar”, përfitojnë 1 210 (një mijë e dyqind e dhjetë) lekë për çdo orë 60-minuta
Kur janë në kategorinë “Docent”, përfitojnë 1100 (një mijë e njëqind) lekë për çdo orë 60- minuta
Kur janë “Lektor i parë”, përfitojnë 880 (tetëqind e tetëdhjetë) lekë për çdo orë 60- minutëshe
Kur janë “Lektor”, përfitojnë 660 (gjashtë- qind e gjashtëdhjetë) lekë për çdo orë 60- minutëshe”.
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2017, të përballohen nga fondet e politikës për rritjen e pagave, të përcaktuara në ligjin nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”. 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 mars 2017.
Sigal