Pasuritë që kanë vendosur “Sejdinët” e Elbasanit, nuk i ka pasur as Aqif Pashë Elbasani

1237
Arjan ZADRIMA
“Maja e ajsbergut” e kapitalit të kryebashkiakut ish-mësues fshati, i cili nga udhëtimi me abone autobusi u bë sundimtari që prej 15 vitesh, po shfrytëzon qytetin e 500 intelektualëve dhe profesorëve të shquar
Është fjala për Qazim Sejdinin ose “Lal Qazimin”, siç e ndjellin në Elbasan e kudo ku ai shkon dhe kapardiset me butaforinë e tij komike. Me pasuritë dhe financat e tij të shumta që disponon (ato që ka vetë-deklaruar), Qazoja ka çuditur jo vetëm Elbasanin por krejt Shqipërinë, madje edhe diplomatët e huaj rezidentë në Tiranë. edhe pasuria që ai ka deklaruar, rezulton se është një pasuri aq e madhe, sa siç thonë me qesëndi në Elbasan, nuk e ka pasur as Aqif Pashë Elbasani. Mirëpo, ja që e ka “Lal Qazimi” dhe nuk e ka vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë pyesin se si e ka siguruar këtë pasuri “mal”? Dhe të gjithë e dinë, që e ka krijuar me ca biznese e 3-4 punësime fiktive të familjarëve të tij, të cilat i ka suportuar për privilegje e “mbarësi” nëpërmjet pushteteve që ai ka komanduar. Pasuritë familjare që kryebashkiaku Qazim Sejdini ka vetë-deklaruar në ILKPD, thuhet se janë vetëm “Maja e Ajsbergut” e kapitalit real që zotëron ky ish-mësues fshati, i cili nga udhëtimi me abone autobusi, prej 15 vitesh u bë sundimtari fuqi e xhep-plotë që po shfrytëzon qytetin e 500 intelektualëve dhe profesorëve të shquar. Lista e pasurive që ai ka vetë-deklaruar, sipas tij, thuhet se është vendosur me pagat mujore të tij e të familjes dhe me biznesin “Ujori”, i cili përsëri para 1 muaji u kap me letra abuzive në certifikimin e mauneve të trafikut të drogës në aksin Qafë-Thanë- Durrës-Itali. A mund të krijohen këto pasuri me paga mujore në shtet, apo me një biznes të bashkëshortes që herë shitet e herë blihet, herë ndahet e herë bashkohet me aksionarë të tjerë?! Shtrohen disa pyetje logjike, që duan përgjigje, në mos nga “Lal Qazimi”, nga organet hetimore e ligj-zbatuese. Qytetarët e Elbasanit me bordero shteti, që “u dridhet dora” për të blerë edhe bukën e përditshme, duan të dinë, se si i ka vendosur këto pasuri, pas emërimit në vitin 2002, si Prefekt i Elbasanit e deri sot, në krye të bashkisë së qytetit! Me ç’të ardhura financiare i bleu gjithë ato vila, zyra, troje, toka, apartamente banimi dhe makina? Si krijoi ato llogari të shumta bankare! Me çfarë të ardhurash i hapi gjithë ato biznese që posedon familjarisht? Si i zhvillon ato biznese në raport me tatimet, sigurimet shoqërore e shëndetësore, me doganat, me detyrimet fiskale, me deklarimin e të ardhurave e bilanceve? Ç’lidhje ka me tregun e qytetit dhe me shërbime e pasuri të tjera vendore të kësaj bashkie? Drejtësia duhet të ndalet e të bëjë hetim të plotë për pasuritë e “Sejdinëve” të Elbasanit. Sot, po publikojmë listën e pasurive që “Lal Qazimi ka vetë-deklaruar zyrtarisht, për të vijuar. 
SHËNIM
Në vazhdim me pasuritë e padeklaruara, si dhe me “dosjen e zezë” të firmës “Ujori”, ku bashkëshortja e tij është aksionare e po kështu me gjithë dosjet e prokurimeve të investimeve dhe shërbimeve në bashkinë e Elbasanit, para dhe pas kthimit në bashki të madhe! 
Ja “Maja e Ajsbergut” e pasurive familjare, që ka vetë-deklaruar Qazim Sejdini
1. Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si kryetar Bashkie, 1 329 109 lekë
2. Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 128 700 lekë.
3. Pronar me 100% i dy veturave në vlerën 1 900 000 lekë. 
4. Pronar me 100% i një veture në vlerën 22 000 euro.
5. Bashkëshortja, të ardhura nga aksionet në kompaninë UJORI shpk, 18 022 471 lekë.
6. Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 478 m2, në Fier, në vlerën 35 000 000 lekë. 
7. Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 120 m2 në Fier, përfituar me trashëgimi, në vlerën 10 070 000 lekë. 
8. Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 130 m2, në Vlorë, në vlerën 6 370000 lekë. 
9. Pronar me 100% i një ambienti zyre me sip. 60 m2, në Fier, në vlerën 5 200 000lekë. 
10. Pronar me 100% i një ambienti zyre me sip. 34.5 m2, në Fier, në vlerën 3 400 000lekë. 
Pronar me 100% i një magazine me sip. 840 m2, në Fier, në vlerën 25 400 000lekë.
11. Kredi bankare për blerje pasuri marrë në bankë të nivelit të dytë me principal 12 000 000 lekë dhe afat maturimi 10 vjet.
12. Overdraft për biznes marrë në bankë të nivelit të dytë me principal 15 000 000 lekë.
13. Garanci pranë shoqëri sigurimesh në vlerën 70 000 000 lekë për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
14. Bashkëshortja zonja Xhuljana Sejdini pronare me 100% e shoqërisë UJORI shpk me kapital 100 000 lekë.
15. Të ardhura nga qiraja e pronës së bashkëshortes, e trashëguar nga babai, 840 000 lekë.
16. Bashkëshortja, paga në kompaninë UJORI shpk, 305 759 lekë.
17. Bashkëshortja, të ardhura nga pensioni 269 932 lekë.
18. Bashkëshortja, të ardhura nga bono thesari e ri-investuar në vitin 2014, 36 765 lekë.
19. Djali Ation, të ardhura nga paga në ISKSH, 657 537 lekë.
20. Djali Ation, të ardhura nga aktiviteti si person fizik, Club Alsion, radio lokale, 161 495 lekë.
21. Djali Ation, të ardhura nga bono thesari e ri-investuar në 2014, 31 916 lekë.
22. Vajza Ina, të ardhura nga paga si nëpunëse dhe pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 691 575 lekë.
23. Vajza Imelda, të ardhura nga punësimi, veprimtari akademike dhe mbështetëse për institucionin, si punonjëse në Universitetin e Elbasanit 1 706 802 leke.
24. Vajza Imelda, të ardhura nga paga si konsulente pranë një kompanie private sigurimesh, 510 000 lekë.
25. Vajza Imelda, të ardhura nga investimi në një fond pensionesh, 60 455 lekë.
26. Bashkëshortja e djalit, të ardhura nga paga për periudhën nëntor dhjetor 2014, 31 724 lekë.
27. Bashkëshortja e djalit, të ardhura nga raportet e barrë-lindjes, 387 739 lekë.
28. Humbje nga aktiviteti i bashkëshortes së djalit, si administratore e AID shpk, bashkëpronësi 50 %, 7168 lekë.
29. Humbje nga aktiviteti i djalit si person fizik, Club Alsion, radio lokale, 88 717 lekë.
30. Bashkëpronësi e një njësie me sip. 3.4 m2, e blerë më 21.10.2014, 88 400 lekë.
31. Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer 5 334 317 lekë, e marrë në datën 22.11.2013 me principal 5.8 milionë lekë, afat shlyerje 10 vjet, interes bazë 6.3 %.
32. Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer 7 544 722 lekë, e marrë në datën 22.11.2013 me principal 8.2 milionë lekë, afat shlyerje 10 vjet, interes bazë 6.4 %.
33. Bashkëshortja, bono thesari e ri-investuar në vitin 2014, 1 000 000 lekë.
34. Bashkëshortja, detyrim i papaguar komunës Shushicë në vlerën 7 100 lekë/vit, për truall, tokë bujqësore me destinacion ullishte, sipas kushtit për pagim një herë në vit.
35. Djali Ation, bono thesari e ri-investuar në vitin 2014, 1 000 000 lekë.
36. Djali Ation, humbje nga aktiviteti si person fizik, Club Alsion, radio lokale 88 717 lekë.
37. Vajza Imelda, bono thesari e ri-investuar në vitin 2014, 1 100 000 lekë.
38. Vajza Imelda, pakësim depozite me 760 455 lekë të derdhur në një fond investimesh në një bankë të nivelit të dytë.
39. Vajza Imelda, fond pensioni, 30 000 lekë.
40. Vajza Imelda, kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë 761 200 lekë.
41. Vajza Imelda, kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer 14 702 169 lekë lekë, e marrë me bashkë-kredimarrës bashkëshortin Orel Mehja, në datën 31.03.2013 me principal 15 milionë lekë, afat shlyerje 16 vjet, interes variabël 8.5 %.
Sigal