Pastroni shpejt pianurën e sobës me vetëm 1 përbërës

612
Pianurat janë pajisja më e përdorur në kuzhinë dhe për këtë fakt ajo bëhet më shpejt pis se çdo orendi tjetër elektroshtëpiake. Sa herë që ju e pastroni keni frikë se ndoshta gërvishet dhe në këtë mënyrë shpenzoni para çdo muaj duke blerë solucione të shtrenjta duke mos e ditur se solucioni më i mirë ndodhet në shtëpinë tuaj…
Për larjen e pianurës të gjithë profesionistët më të njohur të kuzhinës në botë sugjerojnë pastrimin me pastën e dhëmbëve. Pasta e dhëmbëve është e pasur me sodë dhe elementët e tjerë në përmbajtje të saj sigurojnë një pastrim efektiv dhe gjithashtu e mbron sipërfaqen e pianurës nga gërvishtjet që mund të shkaktojë një furçë larëse.
Hapat që duhet të ndiqni:
Pianurën e fikur dhe të ftohtë do e fshini me një leckë të thatë butësisht, më pas do të shtoni 2 njësi pastë dhëmbësh të barazuara me sasinë që hidhni në furçën tuaj të dhëmbëve. Me ndihmën e një furçe dhëmbësh do e përhapni në të gjithë sipërfaqen e xhamit. Lëreni për 30 minuta dhe më pas me një leckë të lagur fshijeni duke ushtruar pak forcë. Më pas fshijeni me leckë të thatë dhe do të shihni sesi pianura juaj do të shkëlqejë.
Sigal