Pasaportat më të Fuqishme në Botë

484
Sigal

Mesa duket pasaporta juaj tregon më shumë për nivelin e
lirshmërisë për të udhëtuar se sa mund ta imagjinonit. Sipas institutit të
Nënshtetësisë Ndërkombëtare dhe Planifikimit të Leje qëndrimeve, vendet
europiane kanë pasaportat më të mira në të gjithë botën. Gjithashtu, sipas
renditjes botërore të fuqisë së pasaportave, vendet e para kryesohen nga
Gjermania dhe Suedia. Më pas vijnë Finlanda, Franca, Spanja, Zvicra
dhe Anglia. Australia është e teta në renditje me një hyrje-dalje të lire në
168 vende. Ndërkohë, pasaporta amerikane po humbet renditjen çdo vit e më
shumë. Ndërsa vendet të fundit fare në listë janë Butani,
Nepali, Mianmari, Iraku, Afganistani dhe Koreja e Veriut. Zakonisht, vendet aleate
mundësojnë lëvizje të lirë për njëri-tjetrin. Në të kundërt, ato vende që kanë
pak ose aspak marrëveshje me njëri-tjetrin vendosin procedura si detaje të
udhëtimit, letër ftesë si dhe një taksë pagese vize shumë të lartë. E gjeni dot cila është
pasaporta më shtrenjtë në botë? Vendin e parë për këtë e zë Turqia me një
aplikim për pasaportë prej 251 dollarësh, ndërsa më e lira është ajo e
Emirateve të Bashkuara Arabe me 11 dollarë. Por si përcaktohet fuqia e një pasaporte? Nëse një vend rritet
ekonomikisht duke u mundësuar nënshtetasve të vetë të shpenzojnë në turizëm,
atëherë si rrjedhojë ata vetë bëhen me të mirëpritur kudo qofshin.