Pas suksesit në karrierë, këngëtarja shqiptare e pafat në dashuri

529
Pak javë më parë, ai publikoi një foto me partneren, ku shkroi se e ka marrë malli, pasi po e sheh shumë rrallë. Por më sa duket, marrëdhënies mes këngëtares shqiptare Dua Lipa dhe modelit Isaac Careë i ka ardhur fundi.
Burime pranë çiftit kanë zbuluar ekskluzivisht për “Prive”, se marrëdhënia e tyre është në krizë dhe se zyrtarizimi i ndarjes është vetëm çështje ditësh. Kriza e dy të rinjve është reflektuar edhe në rrjetet sociale. Dua, foton e fundit me Isaac e ka postuar më 2 janar, ndërsa britaniku, i cili ka qenë në çdo hap pranë Duas, prej disa javësh nuk e ka shoqëruar më në evente.
Madje, edhe në “Brit Awards”, të dy ishin të pranishëm, por jo në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dua dhe Isaac nisën lidhjen e dashurisë në verën e vitit 2015, kur këngëtarja sapo kishte filluar të ngjiste shkallët e karrierës.
Sigal