Pas një jave Expo Milano 2015, ja si do të përfaqësohet Shqipëria

608
Në vigjilje të Ekspozitës Botërore të Milanos 2015 ku Shqipëria do të jetë pjesë me pavionin e saj, në rezidencën e Ambasadës Italine në Tiranë është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të enjtes një miniekspozitë të asaj çfarë do të prezantohet në Expo Milano 2015, më 1 maj. 
Tema e eksposë për këtë vit është ushqimi dhe 150 vende të botës do të bashkohem në këtë nisëm për të njohur vlerat gastronomike si dhe do të parashtrohen tema me mjaft rëndësi si sfida për të ardhemn ardhmen për t’i siguruar njerëzimit ushqim të shëndetshëm, të mjaftueshëm.
Kuzhienirët më të mirë shqiptarë dhe pjata të ndryshme nga të gjitha trevat e vendit do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë ekspo. 
Ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani në fjalën e tij është shprehur rreth rëndësinë dhe bashkëpunimin e dy vendeve fqinje shqipërisë dhe italisë në këtë Ekspo.
“Shqipëria dhe Italia kanë një traditë lidhjesh mjaft të ngushtë të favorizuara nga afërsia gjeografike dhe të përforcuara gjatë viteve të fundit.
Koncerti i Olen Cesarit violinist italo-shqiptar me famë botërore i mbajtur gjatë kësaj mbrëmje tregon një shembull mjaft të mirë sesi kanë qenë lidhjet e antike mes dy vendeve gjejnë sot një sintezë të përkryer edhe në fushën e muzikës,”-është shprehur ambasadori italian Gaiani.
I ftuar në këtë prezantim ka qenë edhe minsitri i bujqësisë Edmond Panariti i cili theksoi synimet gjatë prezantimit të vendit tonë në këtë Ekspo. 
“Expo Milano do të jetë tribuna më e madhe në shkallë botërore që këto vlera të shpalosen, të ndahen natyrisht edhe me 150 vende të cilët do të kenë rastin për të qenë të pranishëm në këtë event dhe për këtë arsye kjo do të jetë një mundësi e pa përsëritshme, krejt unikale që ne të ndajmë me këto vende vlerat e traditës në fushën e ushqimit,”-është shprehur Panariti.
Komisarja e përgjithshme Manjola Gjoni nuk mund të linte pa përmendur faktin që Shqipëria në këtë ekspo paraqitet për herë të parë e vetfinancuar nga shteti.
”Për herë të parë Shqipëria ne Expo dhe në një vend kaq të madh internacional me forcat e veta. E themë me forcat e veta pasi i gjithë eventi përballohet nga shteti.”
Ky event duhet të konfirmojë karakteriskat e një eventi me karakter universal, e cila nisur nga ekspoja e parë ne Londër në vitin 1851, sheh të gjithë vendet e botës te mbledhur për një temë e caktuar të zgjedhur mes njeri-tjetrit teme e cila perfaqëson nje nder sfidat kryesore kolektive për të cilat njerëzimi duhet ti japi sot rëndësi. 
Sigal