Pas ndarjes nga Klaudja, aktorja i premton live Albi Nakos: Do ta gjej një nuse si…

605
Përveç faktit që ajo është një aktore e zonja, batutat duket se i përçon në çdo moment. Bëhet fjalë për Rudina Dembacajn, e cila tashmë po shpalos talentin e saj edhe në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, në Tv Klan. Mbrëmbjen e djeshme aktorja e humorit nuk i kurseu batutat dhe komentet në drejtim të koreografit Albi Nako, i cili la pas krahëve një divorc me balerinën Klaudia Pepa.
Dje në spektakël ajo i premtoi Nakos një nuse mirditore, që sipas saj, do të jetë punëtore dhe jo si vajzat moderene.
Mes humorit ajo shtoi se: “Albi Nako, çfarëdo që të thuash ti unë kam për të ta gjetur një nuse të mirë mirditore, jo nga këto nuset që përdorin fshesa me korent, por që ta kapë tapetin e ta shkundë. Edhe një nuse që ta lajë perden me dorë, e jo si këto nuset që tallin by***n sot. Do ta gjej, aty kije mendjen të nusja”.
Sigal