Pas koncesionit 86 milionë USD, shteti paguan edhe 1.8 miliardë lekë për Hemodializën në 3 qendra spitalore

618
Përparim HALILI
Vazhdon zhvatja e fondeve në shëndetësi, ministrja Manastirliu po ekzekuton tenderët fiktivë, të lënë gati nga Ilir Beqja
Abuzimet me fondet publike në shëndetësi, ka marrë përmasa të mëdha e nuk po ndalen nga asnjë institucion, paçka se janë publikuar dhe po publikohen përditë fakte shkresore, që provojnë këto abuzime, me përmbajtje të plotë krimi ekonomik-financiar e shtetëror. Nuk ka nevojë për investigim, mbasi gjithçka bëhet hapur dhe shpallet zyrtarisht në “Buletinin e Prokurimeve Publike”, brenda të cilit konstaton se përditë në sektorin e shëndetësisë zhvillohen mesatarisht 200 tenderë për lloj-lloj shërbimesh, blerjesh, marrjesh e dhëniesh me qira të objekteve, makinerive e pajisjeve, deri tek shtimi artificial i vendeve të punës për familjarët, të afërmit, militantët partiakë të “rilindjes” e shefave të spitaleve, duke bërë shpallje publike formale, mbasi në ato vende pune janë paracaktuar ata që do punësohen. Sikur të mos mjaftonin miliardat që janë dhënë për koncesionet me vlerë mbi 380 milionë euro, këtyre koncesioneve po u shtohen edhe miliarda lekë të tjera nga fondet publike të shëndetësisë e cila në mënyrë komike quhet… falas! Pra, rezulton që një koncesion i paguar më parë, po paguhet përsëri! Një rast i tillë është fondi i një tenderi me vlerë 1.8 miliardë lekë, me objekt: “Blerje materialesh mjekimi për shërbimin koncesionar të Hemodializës, që kryhet nëpërmjet një firme private në QSUT, në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në Spitalin Rajonal në Shkodër”. Siç dihet, ky shërbim është paguar nga buxheti i shtetit, me koncesionin 86 milionë USD të dhëna për firmën me tabelë lokali “Qofteri Evita”, me kontratë koncesionare 10-vjeçare, por që më vonë e shiti copa-copa tek firma të tjera mjekësore private, mbasi kështu ishte skenari “Beqja”! Pa bërë komente, po publikojmë njoftimin e tenderit 1.8 miliardë lekë, të paguar në llogarinë e një kompanie tjetër mjekësore, për të furnizuar shërbimin koncesionar të Hemodializës me material mjekimi, kur ku shërbim është i paguar për 10 vite, prej buxhetit të shtetit, me koncesionin 86 milionë USD që ka dhënë për klientët e “Rilindjes”! 
MINISTRIA SHËNDETËSISË 
1. Për: O.E.S. DISTRIMED Sh.p.k me NIPT K31520054N, Adresa: Tiranë, Bulevardi Bajram Curri, pallati ”Kastrati”.
2. Procedura e prokurimit: e hapur, me mjete elektronike, mallra, Ref: 38/26/01/2017 
3. Përshkrim i shkurtër i kontratës:“Blerje materiale mjekimi për shërbimin e Hemodinamikës për QSUT, SU “Shefqet Ndroqi”, dhe Spitali Rajonal Shkodër”, ndarë në 5 lote: 
4. Loti 1. Katetere koronare diagnostike – me fond limit 20.756.875 (njëzetë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH; 
5. Loti 2. Set për përgatitjen për koronarografinë angioplastike – me fond limit 20.262.850 (njëzetë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë pa TVSH. 
6. Loti 3. Ballona dhe kateter guide dhe guida angioplastike – me fond limit 53.936.900 (pesëdhjetë e tre milionë e nëntëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind) lekë pa TVSH. 
7. Loti 4. Stente të pamedikuara – me fond limit 23.691.090 (njëzet e tre milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e një mijë e nëntëdhjetë) lekë pa TVSH. 
8. Loti 5. Stente të medikuara – me fond limit 35.041.400 (tridhjetë e pesë milionë e dyzetë e një mijë e katërqind) lekë pa TVSH. 
9. Fondi limit total: 153,689,115 (njëqind e pesëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) lekë pa TVSH. 

Motivet e anulimit të disa tenderëve, vijnë “erë” afera korruptive

Ministria e Shëndetësisë, tender fiktiv pa fonde financiare
Ministria e Shëndetësisë, njofton anulimin e loteve të dy procedurave të prokurimit publik me objekt “B5-Blerje barna sistemi anti-infektivë të përgjithshëm, anestezi reanimacion, lëndë Kontrasti për CT, lëndë kontrasti për MRI, metabolizmi dhe trakti tretës, antineoplastike dhe immunomodulatore, për nevoja spitalore” ndarë në lote dhe procedurën “B6-Blerje barna antineoplastikë dhe imunomodulatorë, anestezi reanimacion, antiturbekulare, gjaku dhe organet formuese të gjakut për nevoja spitalore”. Këto anulohen, për shkak të pamundësisë së alokimit të fondeve për prokurimin e këtyre barnave referuar shkresës nr. 932/3 prot., datë 18.04.2017 të Drejtorisë së Administrimit Spitalor dhe proces verbalit datë 18.04.2017 të grupit të punës të ngritur sipas Urdhrit nr. Prot. 6328, datë 27.12.2016.
KQZ-së i dështon tenderi i karburanteve, mbasi nuk ka qenë e saktë në kriteret e vendosura
Komisioni Qendror I Zgjedhjeve, në bazë të Ligjit Nr. 9643, datë 20. 11. 2006, “Për Prokurimin Publik” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29. 12. 2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, njofton anulimin e procedurës së prokurimit “Kërkesë për propozim”, me objekt “Blerje karburant për vitin 2017”, me fond limit 2.741.900(dy milionë e shtatëqind e dyzetë e një mijë e nëntëqind) lekë pa TVSH, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. 
Bashkia Krujë, dështon tenderi për transportin e mësuesve mbasi ishte e bllokuar faqja e APP
Bashkia Krujë njofton anulimin e procedurës së prokurimit me objekt “Shërbimi i transportit te punonjësve arsimore qe punojnë dhe nxënësve qe mësojnë jashtë vendbanimit te tyre”,me fond limit 10 301 010 (dhjetë milionë e treqind e një mijë e dhjetë) leke pa TVSH për arsye se në faqen elektronike nuk është paraqitur asnjë deri ditën e hapjes së ofertave.
Enti i Fara-Fidanëve, anulon tenderin e rojeve për gabime aritmetike në krahasimin e ofertave
Enti farave dhe fidanëve, njofton se ka anuluar tenderin me objekt “Shërbim me roje private për ruajtjen e godinës se Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve për vitin 2017”, me fond limit 2 236 635 (dy milionë e dyqind e tridhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë) lekë pa TVSH. Shkak i anulimit është se në ofertat ishin bërë disa gabime aritmetike operatorëve ekonomikë u konstatua se disa ofertues kishin përgatitur oferta me gabime aritmetike. Korrespondenca me ofertuesit rezultoi me gabime duke sjellë konfuzion tek ofertuesit mbi korrigjimin e gabimeve aritmetike në ofertë. 
Bashkia Divjakë, mbyll lotin e parë të tenderit ushqimor, po anulon të dytin për mangësi…
Autoriteti Kontraktor Bashkia Divjake njofton anulimin e procedurës së Lotit II, të prokurimit me objekt “Blerje e ushqimeve për kopshtin e fëmijëve të Divjakës, për vitin 2017”, me fond limit 307 831 (treqind e shtate mijë e tetëqind e tridhjetë e një) lekë pa TVSH, për shkak se operatori ekonomik pjesëmarrës nuk plotësonte kriteret e përcaktuara ne DST .
RTSH anulon tenderin e qirasë së transmetimeve Analoge, mbasi nuk u paraqit firma që kishte në mendje komisioni
Në bazë të Ligjit Nr. 9643 date 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Prokurimin Publik”, njofton se anulon procedure me objekt “Marrjen me Qira të Sistemit të Transmetimit Analog me fond limit prej 2,013,333.32 (dy milion e trembëdhjetë mijë e treqind tridhjetë e tre pikë tridhjetë e dy) lekë pa TVSH, pasi nuk ka asnjë ofertë të vlefshme për procedure e lart përmendur.
Sigal