Pas 10 viteve Jolie dhe Pitt sërish bashkë në një set filmi

84
Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie Pitt, për herë të parë pas 10 vjetëve kthehet në ekran në një film, së bashku me bashkëshortin e saj Brad Pitt. Jolie tregoi se si dhimbjen për humbjen e nënës e ktheu në një film, ku aktorja është edhe regjisore dhe ai titullohet “By the sea”, “Pranë detit”.
“Tematika e ketij filmi është hidhërimi për humbjen e nënës sime, por ky film gjithashtu të mëson edhe se si ta kalosh këtë hidhërim.”, tha aktorja në premierën e filmit në Los Anxheles, në AFI Film Festival.
“By The Sea”, do të shfaqet në kinematë amerikane më 13 nëntor. Ky është filmi i tretë si regjisore i aktores fituese të çmimit Oskar, pas “In the Land of Blood and Honey” dhe “Unbroken”. Por kjo është hera e parë, që Jolie edhe interpreton në filmin e saj, të shkruar pas vdekjes së të ëmës, aktores Marcheline Bertrand në vitin 2007.
“Po më mungonte shumë ime më, mendoja shumë për të, se sa jetë të paplotësuar kishte kaluar si artiste dhe kjo më trishtonte shumë,”- u shpreh aktorja për Reuters, në tapetin e kuq.
“By The Sea” tregon historinë e shkrimtarit Roland dhe ish-balerinës Vanessa, një çift, në përpjekje për të ringjallur martesën e tyre. Ngjarjet zhvillohen në një mjedis bregdetar, ku dita dhe nata përshihen me njëra-tjetrën, ndërsa Rolandi mundohet të shkruajë librin e tij të ardhshëm, ndërsa Vanessa është një gjëndje apatike. Ata së bashku përgjojnë fqinjët tyre, një çift të rinjsh të sapomartuar dhe pasionantë.
Në filmin “By the sea” çifti Jolie-Pit shfaqin një tjetër dimension të ri artistik, me një performancë ndryshe nga ajo e 10 vjetëve më parë, në rolin e “Mr & Mrs Smith”. Në këtë film lindi edhe romanca e tyre në jetën reale.
Jolie Pitt tha se pas dhjetë vjetëve martesë, nuk mund të kesh më aq shumë siguri. Jeta është e gjatë dhe ndonjeherë duhet të testosh vetveten dhe të frymëzosh partnerin.