Sigal

Duket se Parodistët e Vlorës kanë gjetur zëvendësuesit e tyre. Kjo ka ndodhur në Mbrëmjen Gala, të organizuar mbrëmjen e ditës së premte nga Dhoma e Tregtisë Vlorë me kryetar z.Arben Breshani. Një nga 4 parodistët e Vlorë Afrim Agalliu ka prezantuar 4 djem të rinj, të cilët sipas mjeshtrit të humorit, pretendojnë të zëvendësojnë 4 parodistët e famshëm të Vlorës e të Shqipërisë. Ata janë Eduard Ismaili, Anteo Salikaj, Gentian Këllçiu dhe Blerim Çipi.

Mes emocioneve të herës së parë, para një publiku të zgjedhur, ata kanë kënduar dy parodi, me tekst të gazetarit Ergys Alushi dhe perpunim muzikor të Viktor Rapushit. 4 të rinjtë janë duartrokitur gjatë ku nuk ka munguar edhe përqafimi i mjeshtrit tjetër të madh, Mane Lumani. Artistë e jo vetëm të pranishëm në mbrëmjen gala, ju kanë uruar të rinjve suksese në rrugën e tyre të humorit me shpresën që ata të jenë vazhdimësia e parodistëve të njohur vlonjat. 37 vjet më parë, pikërisht në muajin dhjetor, ishin dy aktorët e humorit vlonjat Leka Kruta e Myqerem Ferra, iu dorëzuan stafetën e parodisë dy aktorëve Agron Hamo e Afrim Agalliu, të cilëve iu bashkuan edhe Muhamet Liko dhe Mane Lumani.