Paris Hilton pozon për “Paper”, kopjon Kim Kardashian

521
Paris Hilton ka pozuar së fundmi për revistën njujorkeze “Paper”. Bukuroshja miliardere shfaqet në koverin e revistës e veshur me pupla të bardha. Megjithatë ajo që ka shkaktuar komente nuk ka qenë veshja e saj, që nuk le shumë vend për imagjinatë, por fotografitë e tjera në brendësi teksa shleton revistën. Po të kthehemi një vit pas në kohë, në koverin e revistës gjejmë Kim Kardashian dhe një set fotografish që pushtuan internetin. Në fakt fotot mes dy bukurosheve kanë ngjashmëri të mëdha, aq sa edhe mediat filluan të shkruanin se “Paris ka kopjuar Kim”.

Në intervistën dhënë për Paper, Hilton flet për jetën e saj përrallore, udhëtimet dhe festat e çmendura në gjithë botën, si edhe për bizneset e saj. “Kam një axhendë të ngarkuar me punë dhe shpesh më duhet të udhëtoj në shumë vende të botës. Kështu që ndonjëherë pjesën më të madhe të kohës e kaloj në avionin tim privat.

Ndërsa duke folur për jetën e saj private ajo tha se njerëzit nuk dinë shumë gjëra për të, por komentoi edhe disa thashetheme që i quajti absurd. “Unë në fakt jam shumë e turpshme!, tha ajo ndërsa shtoi se gjëja më e çudithsme që është thënë për të ka qenë një thashethem se ajo shoqërohej me Michael Jackson. Sa për setin provokues të fotove, koha do ta tregojë nëse qëllimi i Paris Hilton ka qenë pikërisht të thyejë rekordin e vendosur nga Kim Kardashian.
Sigal