Papa Francesku shpall Nënë Terezën shenjtore më 4 Shtator

30
Selia e Shenjtë e Vatikanit ka njoftuar se Nënë Tereza do të shpallet shenjtore më 4 shtator 2016.
Ka qënë Papa Francesku i cili ka zgjedhur këtë ditë për të shenjtëruar figurën e misionares katolike shqiptare Gonxhe Bojaxhi 12 vjet pas lumturimit të saj nga ana e Papa Gjon Palit II. 
Selia e Shenjtë ka njoftuar autoritetet më të larta italiane për garantimin e mikëpritjes dhe sigurisë së besimtarëve të shumtë që do të jenë të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit, duke e konsideruar si një event botëror.
Shënjtërimi i Nënë Terezës e mbërritja në Romë e eshtrave të Papa Piut janë dy eventet më të rëndësishme gjatë 2016, vit i shpallur nga Papa Francesko si Jubileo i Jashtëakonshëm i Mëshirës që do të nis më 8 Dhjetor 2015 e do të përfundojë më 20 Nëntor 2016.
“Bashkia e Romës ka ndërmend të vërë në dispozicion rreth 500 milionë euro për të ndihmuar në rinovimin e infrastrukturës rrugore, si dhe blerjen e 400 autobuzëve të rinj që do të përdoren për të mikpritur turistët e shumtë që mendohet se do të vijnë për ditën e shënuar, nga Shqipëria e deri nga India, ku ka shërbyer gjatë gjithë jetës me misionin e bamirësisë, – raportojnë mediat italiane.
Edhe mediat indiane i kanë bërë jehonë këtij lajmi duke renditur dhe njëhërë arritjet e saj e duke thënë se Nënë Tereza mori çmimin prestigjioz Nobel të Paqes në vitin 1979 dhe është e njohur në të gjithë botën për punën e saj bamirëse.
Gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta (19 Tetor 2003), ajo u shpall “E Lumturuar” nga Papa Gjon Pali i II-të, si simbol i ndihmës për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi jetën, një moment që i ka hapur rrugë shenjtërimit të saj.
19 Tetori është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare.