Pandora Prifti: Arrij gjithçka dua, nuk dorëzohem lehtë!

810
Sigal

Personazh/Flet foto~modelja shqiptare, ish~Miss Pandora Prifti: Nuk jam shumë e fiksuar pas look-ut !

Pasioni për modelingun e ka shoqëruar që në fëmijëri e deri më sot. Ajo nuk është vetëm një modele, por dhe një vajzë e kompletuar, e cila ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë të Huaja. Është Miss Pandora Prifti, pjesëmarrëse në disa gara dhe evente mode, e cila na rrëfen për aktualitetin e saj profesional dhe personal.

 -Përshëndetje Miss Pandora! Le ta fillojmë me karakterin tuaj. Çfarë të pëlqen dhe jo, tek vetja ?

 Si fillim të falënderoj për këtë intervistë të këndshme duke më bërë pjesë të gazetës “Telegraf”. Më pëlqen këmbëngulja, një cilësi që më ka ndihmuar shumë në jetë. Jam një femër që, insistoj deri në momentin e fundit, nuk dorëzohem lehtë. Jam natyrë optimiste dhe kam bindjen që, njeriu e gjen gjithnjë zgjidhjen po të ketë dëshirën dhe vullnetin. Përsa i përket asaj që s`më pëlqen, mund të ndodhë që ndonjëherë të jem gjaknxehtë.

-Të gjithë të njohim si Modele, por …Cilat janë studimet tuaja ?

 Unë kam mbaruar studimet e larta për Gjuhë të Huaja në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

-Më trego diçka rreth jetës sentimentale, a jeni e dashuruar?

No comment!-Çfarë pëlqen tek një mashkull?

Vetëm sinqeritetin dhe asgjë tjetër. As paratë, as pasuria nuk më bëjnë përshtypje … e nisim jetën të dy. Nuk ka fare problem në është pa të ardhurat e nevojshme për të jetuar, vetëm ta kisha në çdo moment pranë, pa gjithçka do të kalonte.

-Jeni për martesë apo bashkëjetesë ?

Sigurisht, të dyja, në kohën e duhur .

 -Jeni në formë të shkëlqyer, si ja dilni mbanë të ruani linjat dhe të dukeni gjithnjë tërheqëse ?

Kujdesem shumë për veten time, por sigurisht është edhe gjenetike.

 -Parfumi i preferuar?

“Lady Million”

-Sa rëndësi i kushtoni pamjes tuaj ?

I kushtoj rëndësinë e duhur, sipas këndvështrimit tim. Nuk jam shumë e fiksuar pas look-ut, megjithatë, varet nga periudha. Nganjëherë kur je e stresuar të ndihmon shumë kur del nëpër dyqane, sikur të ngre humorin. Mua më pëlqen t`i sodis dyqanet dhe vitrinat e tyre, por jo aq shumë ato të veshjeve, sesa dyqanet e gjërave të vogla të kinkalerive, xhinglat siç i themi ndryshe, në të cilat kur futem mezi dal.

 -Marrëdhënia me cigaren & pijet alkoolike ?

Nuk i preferoj aspak , janë parazitë që nuk zënë vend tek unë.

 -Në performancat tuaja, kujdeseni vetë për veshjet dhe për llok-un, apo ia besoni stilistëve?

Varet, kur më mungojnë idetë, sigurisht që drejtohem tek profesionistët dhe në këtë rast tek stilistët, por këto kohët e fundit i kam besuar më shumë vetes dhe opinionet kanë qenë shumë pozitive.

 -Pro apo kundër martesave gay ?

Sigurisht që Pro, unë nuk jam askush për të gjykuar vendimet e të tjerëve.

-A jeni më shumë romantike apo realiste ?

Më shumë më pëlqen të jem realiste dhe me këmbë në tokë.

-Pika juaj e dobët?

 Kam pikë të dobët fotografinë, e cila më pëlqen shumë .

 -Cila është stina më e bukur për ju ?

Për mua të katër stinët kanë bukurinë e vetë, mjafton t’i organizosh bukur.