Pandat gjigande spektakël për vizitorët, luajnë në dëborë

564
Dy panda gjigande vërtet të adhurueshme kanë argëtuar vizitorët duke u ngjitur në pemë e duke u përdredhur në dëborë, në kopshtin zoologjik në Changchun, në Provincën Julin në veri-lindje të Kinës. Panda mashkull, Jiajia 8 vjec dhe panda femër Mengmeng 7 vjece, janë dërguar në këtë kopësht zoologjik në muajin korrik të këtij viti nga një qendër për strehimin e kujdesin e pandave në provincën Sichuan.

Kjo është hera e parë që këto panda janë rritur në një vend me temperatura normale megjithatë të dyja gëzojnë shëndet të plotë. “Të dyja janë në kushte të mira shëndetësore, asgjë anormale nuk është zbuluar tek to” tha Huang Zhi, asistent në Qendrën e kërkimeve për pandat gjigande.

Pandat do të vazhdojnë të qëndrojnë në Chuangchun edhe për dy vjet e gjysmë, kohë gjatë të cilës kërkuesit kanë planfikuar të studiojnë marrdhëniet e pandave me zonat e ngrohta. “Pasi ata të adaptohen totalisht me mjedisin këtu, do ti nënshtrohen një kontrolli. Kërkimet pasta do ti nënshtrohen një studimi shkencor” tha Jiao Ëeiyi, drejtor në qëndrën e kërkimeve shkencore në Jilin.
Sigal