Panairi “Tirana 2013”, një kthim në distancën ndaj librit

553
Sigal

Në këtë Panair ka 2 000 tituj më pak dhe interesim më të ulët

Dje ishte dita e tretë e Panairit të Librit “Tirana 2013”. Duhet thënë se në krahasim me Panairin 2012, ky panair ishte më i zbehtë, më i plogësht, numri i titujve ishte më i ngushtë, afërsisht 2000 tituj më pak, sikundër dhe numri i vizitorëve është më i pakët. Duke folur me syrin e një asnjanësi, shihet qartë se në këtë Panair, edhe numri i shtëpive botuese pjesëmarrëse në këtë Panair është më i pakët dhe pse çmimi i librave nuk është ndryshuar. Por vërejmë se çmimi i librave është i njëjtë por, të ardhurat e popullsisë shqiptare janë më të pakta se nj vit më parë, pasi është rritur çmimi i prodhimeve bujqësore, është rritur çmimi i naftës, çmimi i gazit, çmimi i vajit, sheqerit, ujit, etj..Pra shqiptarët në këtë vit me të njëjtën rrogë marrin më pak sheqer, oriz, vaj, prodhime bujqësore, po ashtu dhe libra. Politika shqiptare e propagandimit të librit duhet të konsistojë në atë, që libri të ofrohet në treg me çmime më të ulëta, më çmime më të ekuilibruara, apo në fund të fundit me çmime me atë të një panairi më parë.

 Saktësim

Duke ndjekur ecurinë e frekuentimit të panairit “Tirana 2013” vërehet se frekuentimi bëhet i detyrueshëm, më shumë vijnë vizitorë nga shkollat 9-vjeçare, nga shkollat e mesme sesa intelektualë dhe njerëz të dashuruar me librin.  Nga ora 09:00, deri në orën 15:00, në panair vizitorët janë nxënës të shkollave, që vihen në rresht nga mësuesit, për të parë se si zhvillohet një panair, se sa për të blerë. Asnjë nxënës nga këta vizitorë nuk blen libra, asnjë nxënës nuk e ka atë luks të bëjë pronë të vet atë që dëshiron, nuk mund të thotë pa frikë se dua këtë libër, pasi nuk ja lejon çmimi i lartë, çmimi i kripur dhe xhepi i ngushtë. Shumica e vizitorëve vijnë për kureshtje, të kalojnë një copë kohë, të shikojnë se çfarë të rejash ka në botime, por kurrsesi që të bëjnë pjesë të bibliotekës së tyre një ose dy libra.

 Çmimi për metër katror

 Edhe pse çmimet e librave janë rritur, edhe pse numri i shtëpive botuese këtë vit është ulur në pjesëmarrje, çmimi i librave, për shkak të rritjes së çmimit të letrës është rritur, për shkak të rritjes së çmimit të transportit në destinacion (për shkak të rritjes së çmimi të naftës), përsëri vihet re se drejtuesit e Panairit, duan të flasin me shifra butaforeske, se ky Panair është i suksesshëm, se ky panair shënon një rritje në të gjitha drejtimet. Por duke folur me arsyen e së vërtetës, duhet thënë se ky Panair shënon një rënie në çdo drejtim, edhe në drejtim të organizimit, edhe në drejtim të rritjes së numrit të vizitorëve, edhe në drejtim të mënyrës së transparencës, po ashtu edhe në drejtim të shitjes së librit, ky Panair shënon në regres. Jam plotësisht koshient, se drejtuesit e këtij Panairi, dështimin në shumë drejtime do t’ja faturojnë Ministrisë së Kulturës. Absolutisht jo. Ky Panair organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe jo nga Ministria e Kulturës. Askush nuk duhet t’i shkojë në mendje që ky organizim drejtohet nga kjo ministri dhe nga kjo ministre. Panairi  “Tirana 2013”, organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë me kryetar z. Petrit Ymeri. Kushdo që mendon që të identifikojë organizimin e këtij aktiviteti me Ministrinë e Kulturës, gabon. Në shumë takime me njerëz të thjeshtë mendohet se ky aktivitet kaq me rëndësi është pjesë e axhendës vjetore të Ministrisë së Kulturës, pra e ministres Mirela Kumbaro. Gaboni! Ky aktivitet, është vetëm nismë dhe sipërmarrje e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë. Kjo është e padiskutueshme.

 Pagesa

 Ndoshta askujt nuk mund t’i besohet. Por është një e vërtetë. Pagesa e Shtëpive Botuese është 70 euro për metër katror. Pra një Shtëpi Botuese me 5×5 metër katror, duhet ti paguaj Shoqatës së Botuesve Shqiptarë  afërsisht 175 euro për metër katrorë në ditë. Kjo duke pasur parasysh dhe uljen e çmimeve për libër deri në 10-20 për qind, do të thotë që duhet ta paguaj një shumë e barabartë me shitjen e 80 librave në ditë, plus TVSH, çfarë fitimesh nxjerrin këto Shtëpi Botuese? Panairi është një ndërmarrje e përbashkët ku dhe Shtëpitë Fituese duhet të fitojnë të rrisin interesimin publik, të rrisin interesimin e krijuesve, por kur shikohet që Kryesia e Shoqatës së Botuesve merr në konsideratë më shumë interesat e saj se sa të Shtëpive botuese këtu duhet ndalur.

Transparenca

Duhet të jetë në kulturën, emancipimin, detyrueshmërinë e Kryesisë së Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, që një javë apo diçka më afër apo më larg, të bëjnë transparente, vendin, kohën, pagesat për metër katrorë të marra nga Pallati i Kongreseve, apo pagesat që duhet të derdhin për metër katrorë çdo Shtëpi Botuese. Por në fakt nuk ndodh kështu. Kryetari i Shtëpive Botuese Shqiptare hesht. Ai nuk del në asnjë konferencë shtypi, madje i ka ndaluar edhe sekretares komunikimin me çdo gazetar. Kjo është një mënyrë komunikimi anakronike, tejet jo demokratike, e pa precedent, e pa justifikuar. Sot në nj shoqëri demokratike, detyra apo përgjegjësia e çdo institucioni shtetëror është të pres çdo lloj media, ta informojë atë, ta bëjë çdo lloj aktiviteti transparent, të jetë i hapur ndaj çdo lloj pyetje. Hemertizmi, fshehja ndaj së vërtetës, tregojnë se në çdo aktivitet diçka fshihet, diçka nuk funksionon. Nuk ka vend demokratik në botë, që të ndalojë apo të fshehë mënyrën, apo financat e çdo aktiviteti. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Zoti Petrit Ymeri nuk duhet të tregohet i bunkerizuar ndaj aktivitetit, ndaj pjesëmarrjes, ndaj pyetjeve, hamendësove, ndaj kureshtjes së vizitorëve. Sekretarja e tij duhet të jetë më komunikuese, më korrekte, më me kulturë, më transparente, të ruaj vlerat e institucionit që përfaqëson, të jetë koherente në kohezion me çdo zhvillim të Panairit. Në tre ditë të zhvillimit të tij, nuk pamë asnjë konferencë shtypi, asnjë material për shtypin, asnjë komunikim zyrtar. Ky panair duket i zbehtë, pa entuziazëm, tepër hermetik, pa tematikë dhe shumë spontan.

 Ali Aliu, kritik arti

 Nuk di si të shprehem. Unë e shikoj këtë aktivitet vetëm në sensin pozitiv, por shoh që shumë Shtëpi Botuese qahen. Nuk e di ku janë shumë mangësitë, pasi unë shoh më shumë tek kritika e librave se sa tek ecuria e shitjeve që bëhen në panair. Çdo nismë e tillë ka përshëndetje pozitive, pavarësisht se çfarë interesash ka në Shtëpinë Botuese.

 INSTITUTI I LIBRIT DHE I PROMOCIONIT TOENA

 Ju fton në takimin   “Një gotë verë”

 Në shoqërinë e shkrimtarëve për t’i përgëzuar e uruar për veprat e tyre

në sallën promocionale të Sh.B. “Toena”,

në Panairin e Librit “Tirana 2013” sipas orareve të mëposhtme:

E shtunë, 16 nëntor 2013

Ora 11:00 Ylljet Aliçka “Valsi i lumturisë”

Ora 12:00 Sadulla Zendeli – Daja “Ditari i kujtimeve të paharruara”

Ora 16:00 Bashkim Hoxha “Missing”

Ora 17:00 Bashkim Shehu “Loja, shembja e qiellit”

Ora 18:00 Preç Zogaj “Nuk ndodh asgjë veç dashurisë”

E diel,  17 nëntor 2013

Ora 10:00 Me përkthyesin e librit “Kalorësi i bronztë” Platon Pulla

Ora 11:00 Gaqo Bushaka “…dhe thonë se fajin e kanë përrallat”

dhe Bardhyl Xhama “Gota e lumturisë”

Ora 12:00 Ali Aliu – “Don Kishoti shqiptar”

Ora 16:00 – Promovimi i librit “Ëndërr që zgjon” i autores Greta Xhanaj

Ora 17:00 Arben Shehi – “Viti i qenve”

Dhimitër Gjoka, me një libër të ri

Teknologjia dixhitale e televizionit ka arrirë maja të larta. Televizioni i sotëm po jep një shembull për shikuesit, pasi qëllimi i tij është propagandimi i kulturës, i etikës, i gjuhës së bukur, i mendimit të lirë dhe të edukuar, i mendimit të papërlyer me interesin, shkencës, botës qiellore. Gazetaria dhe regjia televizive, si çdo fushe tjetër ka përkryerjen e saj tek e vërteta e përjetshme. Gazetarinë dhe regjinë të bukur televizive e bëjnë gazetarët dhe regjisorët e mirë dhe të zotë, ata që perfeksionohen çdo ditë dhe jo të ngecin në këtë profesion pa e dashur atë. Ndaj edhe gazetarët dhe regjisorët që kërkohen, që kujtohen, që merren si pika referimi për kohët, janë pak, shumë pak, por mëse të mjaftueshëm për të krijuar idenë se kur e do një profesion e bën atë të lexueshëm, të shikueshëm dhe tërheq vëmendjen e shoqërisë dhe politikës ndaj tij. Kjo është ajo që do të trajtoj regjisori dhe folësi tepër i mirënjohur Dhimitër Gjoka në këtë libër publicistik për gazetarinë dhe regjinë televizive botuar nga shtëpia botuese “Dudaj”.