Panairi/ Librat më të shitur nga shtëpia Botuese Morava

573
Sigal

Gjuheti fronësh
Vajza në Tren
Kur qau Nicja
Vajza e mirë
Jetë pas jete

Titulli: Jetë pas jete
Autore: Kate Atkinson
Nr. i faqeve: 412
Çmimi: 1200 lekë
Po sikur të të jepet mundësia ta jetosh jetën përsëri e përsëri, deri sa, më në fund, ta bësh ashtu siç duhet?
Po sikur të kemi një mundësi të dytë për gjithçka?
Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën?
A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm?
A do të doje?
Një natë të ftohtë, me dëborë, lindi Ursula Todi, fëmija i tretë i një bankieri të pasur dhe gruas së tij. Fatkeqësisht, vdiq para se të merrte frymën e parë.
Të njëjtën natë të ftohtë e me dëborë, Ursula Todi lindi, lëshoi një të qartë të thekshme dhe nisi jetën e saj të pazakontë.
Ndërkohë që rritej, vdiq shumë herë, në një varg mënyrash të ndryshme. Sigurisht që historia dhe autorja kishin plane për të. Në fatin e Ursulës qëndron vetë fati i njerëzimit.
Kështu nis jeta e jashtëzakonshme e Ursula Todit, një jetë që, me kalimin e viteve, copëzohet shumë e shumë herë, ndërkohë që njerëzimi zhytet pa u ndalur në tragjedinë e luftës. A do ta gjejë Ursula jetë pas jete, forcën të ndryshojë fatin e saj, të njerëzve që takon dhe të gjithë njerëzimit?
Me zgjuarsi dhe dhembshuri, Kate Atkinson-i arrin të gjejë ngrohtësi edhe në çastet më të errëta të jetës, duke shfaqur një aftësi të jashtëzakonshme për të na rikthyer të shkuarën.
Në këtë libër, ajo na shfaqet në formën e saj më të thellë dhe krijuese, me një roman që nxjerr në pah më të mirën dhe më të keqen e njeriut.

Përplasje mbretërish
Befasira, intriga dhe pushtet. Ky libër ndoshta të bën të mos e lëshosh librin nga dora për orë të tëra madje të humbasësh dhe nocionin kohë. Kjo është e veçanta e mbretërive…

Vajza e mirë
Një libër ë të mbërthen qysh në rreshtat e parë. Një rrëfim interesant dhe me shumë kulturë. Vajza mbetet e mirë me çiltërsisë, idetë dhe me gjithë vizionet kohore. Mos e humbni rastin, por lexojeni…