Panairi i 20-të i librit “Tirana 2017” dhe tradita shqiptare e librit

1229
Stendat kudo 20-30% më pak se çmimi real

Flasin Genti Gjonaj, Agron Morava
Leximi ka qenë në të gjitha kohërat dhe në të gjitha moshat një burim i dijes, i lumturisë, i kënaqësisë dhe madje edhe kurajos morale. Leximi nuk ka fund, sepse gjendet një shumëllojshmëri e subjekteve për t’u lexuar. Ata që lexojnë rregullisht kanë fjalor më të pasur se sa ata që lexojne rrallë. Gjersa në shtetet e zhvilluara moslexueshmëria u kompensohet fëmijëve dhe të rinjve me programe të avancuara arsimimi, tek ne situata është pak kaotike, sepse sistemi i arsimor po reformohet aq shumë sa po nxit dilema dhe ngushëllimi gjendet tek libri i drejtëpërdrejtë. Ndoshta këto veçori e bëjnë interesant çdo Panair. Ky Panair, (në edicionin e vet të 20-të), tashmë është kthyer në një traditë në kryeqytet. Lexuesi kryeqytetas e ka të fiksuar në mendje, se javën e dytë të nëntorit në pallatin e Kongreseve do të zhvillohet Panairi i librit. Kjo veprimtari e madhe kulturore, mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme për jetën kulturore, artistike. Si çdo vit edhe ky panair pati të veçantat specifike por shihet se pjesëmarrja e Shtëpive Botuese ishte më e vogël, por dashamirësit e librit më të shumtë. Këto ditë janë të ditët e një angazhimi tërësor lexues-botues, pasi lexuesi e ka më të lehtë të kërkojë atë çka dëshiron, ndërsa botuesi e ka më të lehtë të paraqesë atë çka mendon se kërkohet. Panairi plotëson atë boshllëk të lexuesit, i cili për shumë arsye nuk afrohet në libraritë e Tiranës gjatë muajve të tjerë të vitit. Leximi dhe libri dalëngadalë po kthehen në traditën e dikurshme të lexuesve shqiptarë. Ky Panair nisi me mot të keq ditën e parë, por megjithatë, të pasionuarit e librit nxituan nëpër stendat e Shtëpive Botuese. Ndoshta kurioziteti, ndoshta reklama, ndoshta debatet mes njerëzve, ndoshta dëshira për të kaluar një ditë ndryshe, po bëjnë që njerëzit në Panair të dynden në këtë ditë të dytë për të thyer kureshtjen apo pët të blerë librin që dëshirojnë. Pallati i Kongreseve në datën 15 nëntor filloi të gumëzhijë si asnjëherë tjetër, ku të gjithë punonjësit po punojnë pa orar. Ditë feste, ditë libri, ditë të mezipritura nga lexuesit shqiptarë.

Agron Morava, Shtëpia Botuese “Morava”
Panairi i Librit “Tirana 2017” ka më pak pjesëmarrës si botues, por më shumë dashamirës të librit. Njëkohësisht ky Panair ka më shumë tituj librash se 1 vit më parë. Leхіmі рër ѕhumë рreј tуre ëѕhtë рrovë рër t’u larguar nga рrаblemet, kurѕe lіbrat e tуre të daѕhura јanë ata, ku në ndonјë mënуrë ata e gјeјnë vetveten. Lіbrі і bukur gјіthmonë ëѕhtë në mode.Këtë vit disa Shtëpi Botuese si “Morava”, ka rritur numrin e titujve si dhe cilësinë e tyre. Kemi vënë re se nga viti në vit, lexuesi kërkon dhe cilësi botimesh, pra kopertinë të bukur, letër të mirë, dizenjim të mirë si dhe ambalazhim perfekt. Lexuesi që është pjesë e panaireve i njeh librat me vështrimin e parë, pra është bërë lexues i kualifikuar. Shtëpia jonë botuese si pjesëmarrëse e rregullt në panaire, çdo vit rrit kërkesat ndaj vetes, duke rregulluar mangësitë e një viti më parë. Çdo vit ne kemi një eksperiencë më shumë dhe një detyrim më shumë ndaj lexuesit. Ky vit na gjen me rreth 20 tituj më shumë të gjitha të autorëve që janë në kërkesat e lexuesve, Titujt më të kërkuar “Përplasje mbretërish”, “Rruga përmes diellit” , “Jetë pas jete”, “Vajzat “, “Vajza e mirë” monografia “Reshat Arbana”, etj…

Genti Gjonaj, Shtëpia Botuese, “Bota Shqiptare”
Panairi i librit është me të vërtetë një festë e bukur e kulturës shqiptare dhe mund të them pa hezitim, që është aktiviteti më i madh kulturor që bëhet në Shqipëri. Panairi pritet me interes edhe nga botuesit edhe nga lexuesit, pasi ka risitë e veta. Ky panair ka si risi përfshirjen në vizitën e stendave botime të të gjithë grupmoshave. Koha e keqe nuk i ka penguar dashamirësit e librit të jenë vizitorë qysh në orët e para të mëngjesit. Ne si botues këtë vit i kemi dhënë përparësi librit për fëmijë. Kjo për shumë arsye, por së pari kishte vite që tregu i librit për fëmijë ishte disi bosh. Kërkesat për këtë lloj libri ishin në rritje çdo vit. Për të kënaqur fëmijët ne hodhëm në treg autorët më të mirë shqiptarë dhe ata të huaj me botime cilësore. Për të qenë të sinqertë me lexuesin tuaj dua të theksoj se botimet cilësore i kemi bërë në Indi, e cila ka një teknologji tepër cilësore në këtë drejtim. Bota e fëmijëve është e çuditshme po aq sa dhe e bukur. Pra për të kënaqur këto shije ne u munduam të sjellim atë çka ata kanë shprehur vitin e kaluar. Por për më tej dua të theksoj se kemi hedhur në treg romane të autorëve të huaj që janë ndër më të lexuarit në botë. Romani mbetet roman, pra është gjinia më e lexuar e krijimtarisë letrare. Romancierët e huaj mbeten ende më të preferuarit për lexuesin shqiptar dhe pse romancierët shqiptarë nuk bien më poshtë. Kjo është çështje shijesh.Titujt më të lexuar tek stenda jonë janë: “Ne Jemi Gjithçka”, “Serenata”, “Ikja e Madhe”, “Vajza e Bruklinit”, “Premtoj të Gaboj”, etj…


Sigal