Pamela Anderson, dashuri e re me futbollistin Adil Rami?

587
Për Pamela Anderson karriera prej joshëseje duket se nuk mbaron asnjëherë. Së fundmi ish aktorja e Baywatch ka bërë për vete Adil Rami, futbollistin francez që luan me Seviljen dhe ish futbollist i Milanit.
Sipas gazetës ‘Voici’ Pamela duket se e ka harruar Julian Assange, me të cilin kishte një flirt, duke filluar një marrëdhënie me mbrojtësin 18 vjet më të ri se ajo.

Sipas revistës franceze të dy janë njohur nëpërmjet një miku të përbashkët dhe pas takimit të tyre të parë duket se janë parë më shpesh.

Lojtari francez që është 31 vjeç ka qenë në një lidhje disa kohë më parë me Francesca Cipriani.

Eshtë një lidhje serioze ajo e Anderson, apo thjesht një flirt, në listën e gjatë të meshkujve të jetës së saj kjo mbetet për tu parë.
Sigal