Pagëzohet Princesha Sharlotë me ujin e lumit ku u pagëzua edhe Jezusi

522
Princeshë Sharlotë është pagëzuar ne një ceremoni private në Sandringham. Vajza 2-muajshe ishte në një karrocë që shtyhej nga Dukesha e Kembrixhit. E njëjta karrocë ështe përdorur edhe nga Mbretëresha për të dy fëmijët e saj.
Ndërkohë, Princ Xhorxh po ecte dorë për dorë me të atin. Shumë njerëz ishin mbledhur për të qenë dëshmitar të këtij momenti, ndërsa shumica prej tyre kishin ngritur kampe për të zënë vendet më të mira që një natë më parë.
Ceremonia private në Kishën e Shën Marisë Magdalenë kishte vetëm 21 të ftuar, duke mos përfshirë Princ Harin që gjendet në një udhëtim tremujor për bamirësi në Afrikë.
Pagëzimi zgjati rreth 30 minuta, ndërkohë që familja shijoi edhe një tortë të përgatitur veçanërisht për këtë rast. Princesha Sharlotë u pagëzua me ujin e lumit Jordan, ku mendohet se me të njëjtin është pagëzuar edhe Jezusi.
Sigal