Ornela Muti zbulon në televizion: ‘Dua të kem nënshtetësi ruse’

527
Sigal

Gjatë një interviste në kanalin televiziv ‘Dozhd’, Ornela Muti ka zbuluar dëshirën për të pasur nënshtetësi ruse.

‘Do të isha e nderuar të merrja një pasaportë ruse nga duart e Putinit. Në fillim mora një leje qëndrimi, tani kam aplikuar për të marrë nënshtetësinë’.

Një muaj më parë televizioni shtetëror rus njoftoi për transferimin e saj në Moske, ku ajo ka blerë një apartament, në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit rus.

Për të justifikuar vendimin e saj, Muti i ka dhënë përgjigje gazetares ruse duke ju përgjigjur: ‘Unë e adhuroj Italinë, por çdo njeri duhet të qëndrojë aty ku ka të ardhme.
Rusia është vendi i etërve të mi, i gjyshes dhe gjyshit tim, nënës time. Unë gjithmonë jam përpjekur të gjej tek vetja këto rrënjë ruse’.

Në Moskë aktorja italiane jeton me të fejuarin e saj, sipërmarrësin francez Fabrice Kerherve.
Pikërisht në Rusi ajo ka shkuar për të prezantuar linjën e saj kozmetike të quajtur SkinStar.

Por gjithashtu Ornela Muti ka edhe dy projekte të tjera, të hapë një restorant italian në Moskë si dhe një linjë çorapesh.