Ornela Bardhi:Ti japësh zemrën një mashkulli është përgjegjësi

682
Sigal

INTERVISTA/  Flet modelja Ornela Bardhi: Edhe thashethemet duhen

Miss dhe modele. Ornela Bardhi është një ndër femrat që nuk vuan nga komplekset. Gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të perfektes, ajo nuk kursen asgjë për të çarë në jetë. Nuk paragjykon asgjë dhe nuk do ta paragjykojnë. Veshja e saj ndryshon sipas stinëve, por ngjyrat e ndezura janë pjesa më delikate e shijeve të saj.  Nuk vuan nga komplekset por dëshiron që njerëzit ta njohin njëri- tjetrin pastaj të flasin. Jeta sipas saj është e gjatë dhe rrugët janë të ndryshme por kryesorja është që njeriu të jetë i zgjuar dhe të zgjedhë rrugën e duhur në jetë.

 Cilat janë planet tuaja për këtë verë?

 Për këtë verë planet janë të shumta. Kam disa sfilata në Europë, pastaj do i përkushtohem vetes me pak pushime në plazhe të ndryshme. Pse jo dhe në Shqipëri…

 Cila do të jetë veshja e preferuar në këtë verë?

Veshja e preferuar verore janë veshjet shumë ngjyrëshe si fustanet, fundet e shkurtra, pantallona të shkurtra jeans (xhins), të cilat janë edhe shumë në modë këtë vit.

 Po rrobat e banjës të preferuara?

 Rrobat e banjës të preferuarat janë ato të ‘Victoria Secret’. Janë praktike, plot dritë dhe që i shkojnë shumë trupit tim.

 Po vera ka dhe ushqimin e saj të veçantë…?

 Ushqimet e preferuara për këtë verë janë sallatat e ndryshme, frutat e detit dhe veçanërisht më pëlqen pjata ime e preferuar Linguine me dateri e vongole pikante.

 Dieta a ju pengon që të mos hani shumë gjëra që i dëshironi?

  Dietë mbaj gjithmonë, për këtë verë janë sallatat edhe rizotot, të cilat s’i ndaj kurrë nga dieta. Mendoj se këto ushqime plotësojnë kërkesat e mia dhe ruajnë linjat e trupit për të mbetur elegante. Sfiduese dhe korrekte me veten.

  Në këto momente a është e dashuruar Ornela?

Jam e dashuruar me veten….mmm.  E di ç’do të thotë të jesh e dashuruar? Të humbësh shumë nga liria jote dhe këtë liri t’ja delegosh dikujt tjetër. Eh, sa ka dashuria…

 Cilat ngjyra dominojnë veshjen tuaj këtë verë?

  Ngjyrat që mbizotërojnë tek veshjet e mia këtë verë janë të shumta veçanërisht mbizotëron ngjyra pink, e bardhë, bojëqielli.

  Meshkujt që preferohen zakonisht nga femrat janë ata të bukurit, sharmant dhe që kanë karakter të fortë edhe që dinë ta vlerësojnë femrën me sjelljen e tyre… Ups, këta meshkuj ekzistojnë rrallë!!

Por ti i do të gjitha tek një mashkull?

(Qesh). Po kam shumë kërkesa ndaj vetes. Por të paktën të jetë shumë inteligjent dhe të jetë dhe simpatik… Nuk kërkova shumë besoj.

 Ke menduar të bësh ndonjëherë plazh nudo?

 Plazh nudo? S’ka asgjë të  mos bësh, megjithëse toples do më pëlqente më shumë.

 Me kë të pëlqen të shkosh më shumë në plazh?

 Në plazh më pëlqen të shkoj më shumë me shoqërinë.

Cilat janë këngët tuaja të preferuara?

Këngët e preferuara janë këngët latine house dance.

 Cilat janë vendet që pëlqeni më shumë për plazh?

 Vendet që pëlqej më shumë për plazh janë Karaibet ose plazhet që ndodhen në ishujt Tenerife.

 E ke problem puthjen në rrugë?

(Qesh). Po pse ta kem, tashmë në rrugë puthen dhe pleqtë.

 Të pëlqejnë rrobat e tejdukshme?

Çdo rrobë bëhet për tu veshur. Ku është problemi? Njerëzit sot dalin sa më lehtë.

 Si Miss ndihesh e vlerësuar?

Po madje shumë…

 Do ndiheshe më mirë po të të thoshin më shumë je e zgjuar se e bukur?

E pse të më thonë vetëm një kur i kam të dyja? Të them të vërtetën dua të më thonë që i kam të dyja në një nivel. E di që janë të rralla që i kanë të dyja këto cilësi, por mendoj se jam ndër të rrallat.

 Vuan shumë për elegancën?

(Qesh). Po, jo or, jo. I di rregullat. Kam eksperiencë tashmë. Por tashmë më duket se linjat e mia kanë fituar imunitet.

Votuat këtë vit?

Sigurisht. Votimi është pjesë e ndërgjegjësimit qytetar.

 Çfarë lexoni në plazh?

Kryesisht revista ku flitet për jetën e VIP-ave botërorë. Jeta e tyre të mbërthen sa ne çuditemi pse janë ashtu. Por tashmë them se janë vetvetja ndaj janë dhe interesant.

 Jeni gjumashe?

Jo dhe aq, por gjumin e mëngjesit e pëlqej shumë më duket shumë jetëdhënës.

Si vepron ndaj thashethemeve?

Mbyll veshët. Ato mbrapa unë para. Duhen dhe to, janë pjesë e jetës.