Ornela Bardhi: Makina e ëndrrës time

681
Sigal

INTERVISTA/ Flet modelja Ornela Bardhi: Jam e dashuruar, ishte një dashuri e papritur

Një modele kurajoze që nuk ka asnjë tabu. Kërkuese ndaj vetes, por gjithmonë duke e parë realitetin në sy. Për vite të tëra pretendonte se nuk ishte e dashuruar, ndërsa tani e thotë me plot gojën, po jam e dashuruar. Ishte dashuri që më kapi në befasi. Ëndrra e saj është të ketë pjesë të jetës një makinë  “Porche carrera”. Pushimet dëshiron t’i bëjë nëpër Europë, pasi tashmë, plazhet shqiptare i ka provuar të gjitha. Nuk është xheloze ndaj shoqeve, por ka një xhelozi profesionale të kultivuar brenda vetes për të ecur përpara. Shprehja që përdor më shumë është: “E pamundura nuk ekziston”.

 Kohët e fundit ju jeni angazhuar në një televizion italian. Çfarë është ky televizion dhe në çfarë programi jeni përfshirë?

 -Ky televizion quhet, Tv Dive & Divi është një program i Sky dhe merret me Gossip – Glamour – exclusive – moda – fashion – V.I.P . Unë jam një ndër modelet e këtij tv që do të thotë marrë pjesë në evenimente të ndryshme mode.

 Deri këtu arritët pas një dëshire vetjake dhe falë performancave trupore?

-Në fakt që në moshë të vogël modën edhe pasarelat i kam pasur qejf edhe kjo më ka nxitur që të vazhdoj më tej.

 Keni marrë pjesë në shumë sfilita, kur jeni ndjerë më keq?

 -Po një ditë jam ndjerë shumë keq në një sfilatë në Prishtinë sepse kameramani na e mbante dritën e kamerës përpara syve. Vetëm me intuitë kam ecur përpara në pasarelë se përndryshe të gjitha gocat do më binin sipër nëse unë do rrëzohesha (qesh… uffa) çfarë sikleti s’e harroj këtë detaj.

 Në këtë lloj preference ecja është elementi më i rëndësishëm. Keni modele tjetër si referencë apo…?

 – Më tepër si referencë kam veten time, modelin tim të të ecurit edhe me këtë kam ecur në jetë.

 Ëshët folur shumë herë për Ornelën, është e dashuruar apo jo? Herë thonë, po herë jo, po vetë Ornela çfarë thotë?

  – Po jam e dashuruar. Kjo dashuri më erdhi krejt papritur as nuk e kisha në plan.. (qesh)!

 Ç’është dashuria për ju?

– Dashuria për mua është respekt reciprok, sinqeritet.

 Cili është mashkulli ideal për ju dhe a është i tillë i dashuri juaj?

  -Mashkulli ideal për mua është ai mashkull që është shumë i kuruar nga pamja e jashtme. Të ketë stil në të veshur të jetë i sinqertë, i sjellshëm dhe të dijë të komunikojë. Besoj se i dashuri im i ka këto…

 Cilat janë hobet tuaja?

 – Hobet e mija janë: muzika aktrimi sporti edhe modelingu pa diskutim.

 Keni dietë të përditshme?

– Dietë mbaj gjithmonë, d.m.th nuk abuzoj kurrë me ushqimin.

 Veshjet e preferuara?

– Veshjet e preferuara janë klasiket edhe ato moderne.

Syzet që ju shkojnë?

 – Syzet që përdor janë “Vogue”  “Versace” “R. Cavalli”.

Besoj parfumin e ke specifik?

 -Parfumi i preferuar “Lady Million”, “Paço Rabbane” edhe “Nina Riçi”.

  Kemi folur shumë gjatë pushimeve, mos vallë tashmë pushoni vetëm në Shqipëri?

– Jo, pushimet i bëj në bregdetet europiane.

Cila është shprehja më e përdorshme?

 – Shprehja që përdor më shumë është: “E pamundura nuk ekziston”.

 Ka xhelozi mes komunitetit tuaj?

 Në profesionin tim ka gjithmonë xhelozi mes vajzave. Të gjitha bëjnë sikur e duan njëra- tjetrën, por në fakt s’e duan aspak. Për vete kam xhelozi profesionale në emër të ecjes, perfeksionit dhe jo të shpirtngushtësisë. Kjo për arsyen se është profesion individual dhe çdo gjë varet tek unë dhe jo tek shoqet.

Çfarë pëlqeni më shumë tek një njeri?

-Tek njerëzit pëlqej më shumë sinqeritetin, guximin, karakterin. Kritikoj sjelljen komunikimin.

Keni menduar bashkëjetesë përpara martesës?

 – Po sigurisht sepse duke bashkëjetuar kam mundësinë ta njoh deri diku njeriun e jetës me të cilin do të martohem.

 Pija e preferuar?

 -Pijen e preferuar kam “Amaro Dissarono”.

Tryeza e frutave çfarë përfshin?

-Frutat që preferoj, janë qershia, ananasi, pjepri.

Çfarë makine do të doje ta kishe pjesë të kompletimit?

 Ah, makina që do doja ta kisha pjesë timen do ishte një “Porche carrera”. Është ëndërr, por do ta realizoj.