Ornela Bardhi: Befasia e sallonit të bukurisë me “zogun” e Tiranës

804
Tepër këmbëngulëse dhe me shumë ambicie në jetë. E shikon sa në një sfilatë mode, në një tjetër, por edhe në evente bukurie brenda Shqipërisë. Tashmë, së bashku me Hermes Nikaj ka marrë një angazhim për një sallon bukurie. Mund të themi se ajo është ndër modelet më të kërkuara shqiptare në sfilatat jashtë atdheut, kjo dhe për arsyen e veçantë të inteligjencës, korrektësisë dhe mënyrës perfekte të komunikimit.
Sigal

Cilat janë aktivitetet tuaja të fundit?

Kam marrë pjesë në sfilatën “The queen of Europe”. Ishte një eksperiencë e bukur dhe tepër interesante. Të tilla aktivitete përcjellin emocione të tjera dhe të mbajnë gjithmonë në formë. Kam marrë pjesë edhe në shumë sfilata të tjera jo të kësaj rëndësie.

Prisni ndonjë event tjetër?
Sfilatë tjetër pres të kem nga shkurti në Itali tek ‘Casa Sanremo’. Këtu zhvillohet një event me përmasa botërore. 
Keni pasur shumë aktivitete, por është rritur dhe numri i modeleve. A e ndjen konkurrencën?
– Sigurisht që do rritet, modele gjithmonë do dalin të reja edhe më vjen mirë që Shqipëria ka goca të bukura që e ndjejnë veten modele, por profesioniste ka pak, kështu që s’e ndjej konkurrencën!
Si do ta cilësonit modelingun shqiptar, a ka modeling të mirëfilltë në Shqipëri?
-Më vjen keq ta them, por në Shqipëri nuk ka modeling të mirëfillte sepse nuk ka industri mode, thjesht ka disa agjenci menaxhimi të disa modeleve ku edhe ato pak modele të mirëfillta që janë largohen jashtë sepse në Shqipëri nuk paguhesh si duhet, ndaj edhe tregu është i ngushte edhe do vazhdojë të jetë i tillë. Këtë e them me syrin e kritikes nga eksperienca shumë vjeçare.
Ju keni filluar një nismë me gazetarin, Hermes Nikaj, kush ishte qëllimi?
Kjo nismë për bashkëpunimin e biznesit të sallonit të bukurisë lindi rastësisht në bisedë e sipër. Kam një muaj që e mendoja të krijoja një biznes të tillë duke qenë se jam e fushës së modës. Pra, bukuria në kompleks është pjesë e çdo gjëje në lidhje me modën, fashion etj…Besoj se do jetë një sallon tepër i veçantë, që do ofrojë shumë femra VIP. Gëzojmë emër të mirë.

-Në retrospektivë, si e kujton sfilatën e parë dhe daljen e parë në televizion?
Eh si e kujtoj…Emocione, lotë gëzimi… Pra, konkurrimin e parë, sfilatën e parë edhe daljen time për herë të parë në një televizion publik e kujtoj me emocion ….haha. Kurse tani ja kam marrë dorën.

Studimet vazhdojnë në rrugë të mbarë?
Sigurisht….Rruga që po ndjek për shkollimin është drejtësia edhe aktualisht studioj për drejtësi.
E ardhmja juaj, të qenit modele apo avokate, gjykatëse, prokurore?
Sigurisht e ardhmja do të jetë në drejtësi. Të ardhmen si modele e shoh me premisa të paktën edhe për disa vjet.
Kur ndihesh më mirë, kur ju thonë jeni e bukur apo jeni e zgjuar?
Më mirë kur mi thonë që i keni te dyja edhe e bukur edhe e zgjuar, pastaj bukuria pa zgjuarsi nuk vlen!
Flitet shumë për plazhin nudo, ju e praktikoni ?
Jo! Plazhin nudo nuk e praktikoj.
Sigurisht keni veshje të preferuar?
Po! Veshja e preferuar zakonisht klasike.
Minifundi dhe Ornela?
Është në shijen time. Minifundi është një nga veshjet që e përdor, por jo e përditshme. 
Veç sa më lart, keni synime të tjera?
Sigurisht. Kam shumë synime, një ndër to është karriera si modele edhe si aktore.
Marrëdhëniet me shtypin dhe librin?
Lexoj gazetat që më interesojnë. “Telegraf” është pjesë e leximit të përhershëm. Ndërsa me librin kam marrëdhënie shumë të mira. Lexoj të gjithë librat, që diskutohen mes të rinjve dhe televizioneve.